Rritja e diasporës shqiptare po shton remitancat në vend muaji pas muaji. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, dërgesat e emigrantëve në tremujorin e tretë të vitit arritën në vlerën 233 milionë euro që është shifra më e lartë e dërguar në sezonin veror që prej vitit 2008 kur janë raportimet e para të bankës për këtë fenomen.
Referuar shifrave zyrtare, në tremujorin e tretë të vitit që përkon me muajit e sezonit veror remitancat u rritën me 17 milionë euro ose rreth 8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Por nga ana tjetër vlera e remitancave mund të jetë më e lartë, pasi ka emigrantë që zgjedhin që paratë për familjarët e tyre ti sjellin cash dhe jo nëpërmjet kanaleve formale.
“Gjatë periudhës është vërejtur rritje jo vetëm e kanaleve formale (sistem bankar), por edhe e prurjeve në cash”, thuhet në raportin e BSH.
Ndërkohë në total brenda 9 muajsh emigrantët kanë sjellë për të afërmit e tyre 677 milionë euro, ose rreth 58 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Përsëri këtu është arritur rekordi i 15 viteve, pasi dërgesat e emigrantëve asnjëherë nuk kanë qenë më të larta se kaq në 9 muaj.
Kjo rritje e remitancave tregon se familjarët që punojnë jashtë vendit po kontribuojnë në përballimin e çmimeve nga të afërmve të tyre në Shqipëri, e nga ana tjetër dëshmon edhe për shtimin e numrit të emigrantëve.
Sipas Bankës Botërore remitancat janë jetike për mijëra familje, dhe ato vijnë kryesisht nga Greqia, Italia, Gjermania, Zvicra dhe ShBA.
Në total prej vitit 2008 deri më tani emigrantët kanë sjellë në vend 10,948 mld euro.
REMITANCAT NË SHQIPËRI
Janar-Shtator 2023 677 milionë euro
Janar-Shtator 2022 592 milionë euro
Rritja +58 mln euro
M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7387
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Transfertat kombëtare në euro u rritën me 33% për 10-mujorin e këtij viti
22 Nëntor, 14:54
-
Shqipëria në SEPA/ Ambasadori Gonzato takim me Sejkon: Moment historik, qytetarët dhe bizneset më afër tregut unik të BE
22 Nëntor, 11:21
-
Shqipëria anëtare e SEPA-s, Sejko: Kostoja e pagesave ndërkufitare në euro, 5 herë më e ulët! Kursimi në ekonomi 20 mln euro në vitin e parë
21 Nëntor, 17:50
-
Shqipëria pranohet zyrtarisht në SEPA
21 Nëntor, 16:38
-
Parapagimi i tatimit nga profesionet e lira, Malaj: Brenda dhjetorit do kthehen shumat e paguara
21 Nëntor, 15:36
-
Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë/ 37% e bizneseve kanë një borxh për të shlyer! Të vegjlit marrin hua për shpenzime të papritura, të mëdhenjt 'zhyten' për investime
19 Nëntor, 22:34
-
Këshilli Europian i Pagesave shqyrton aplikimin e Shqipërisë në SEPA
16 Nëntor, 12:09
-
Zhvlerësimi i euros, BSH: Po bëjmë analiza për të ndërhyrë për të ndaluar rënien e shpejtë
15 Nëntor, 11:10
-
Banka e Shqipërisë kërkon rishikim të skemës së pensioneve, rrezik për financat publike! Zv/ Guvernatorja ep opinionin për pr/buxhetin 2025 tek 'Ekonomia'
15 Nëntor, 10:04
-
Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë: 24% e familjeve shqiptare jetojnë me borxhe! Pjesa më e madhe për konsum e shëndetësi, 20% blejnë ‘ushqime me listë’
14 Nëntor, 18:48
-
Dollari fiton terren përballë lekut, rritet me 3% brenda këtij muaji! Euro vijon të zhvlerësohet pa ndalur
14 Nëntor, 14:21
-
Norma bazë e interesit u ul, BSH: Kreditë do jenë më të lira
12 Nëntor, 17:14
Pa remittances as Shqiperia nuk do rezistonte
PërgjigjuPse 1944-1991 kishte remitanca? Shqiperia vetëm kur te mbeten 99% budallenj bie se pushuari si shtet deri atëherë me apo pa remitanca vazhdon cikli? Vertet mendon qe 1990-1991 apo perpara 3.2 mil njerez rrinin kot ? Te gjithe ne pune te gjithe te varfer te gjithe te patrajnuar por kishte deridiku industri (pervec turizmi qe lulezoj pas 91’ ose me sakte pas 2010, remitanca eshte vetëm % keqmenaxhim qe beri shteti per faktorin PUNE ne industri etj etj