Pas largimit nga Kukësi, Renato Malota është bashkuar me ekipin e Partizanit, ndërsa prezantimi është bërë gjatë ditës së sotme nga drejtori përgjithshëm, Genc Tomori.
“Malota është një lojtar i spikatur i kampionatit tonë. Kam kënaqësinë ta prezantoj sot përpara mediave, ndërkohë që edhe përpara 7 vitesh kam insistuar që Malota të ishte pjesë e klubit të Partizanit.
Tashmë objektivat e Partizani janë krejtësisht të ndryshme, pasi skuadra këtë sezon po përfaqësohet denjësisht në Kupat e Europës dhe objektivi kryesor do të jetë padyshim edhe fitimi i titullit kampion” u shpreh Tomori.
Ndërsa Malota në fjalën e tij ka theksuar se është i kënaqur që vesh fanellën e kuqe dhe synimi është titulli kampion këtë edicion me Partizanin.
“Nuk mund ta fsheh, për mua është një kënaqësi që u riktheva në familjen e madhe të Partizanit, pasi tek ky klub u formova dhe u bëra i njohur si futbollist.
Siç edhe e përmendi Drejtori Tomori e gjej Partizanin me objektiva madhor, pasi të gjithë te ky klub presin titullin kampion. Mendoj se ky është viti i duhur për të realizuar këtë objektiv, pasi grupi aktual premton shumë dhe besoj se këtë vit do të fitojmë titullin.
Grupi i mirë që është aktualisht tek Partizani, Presidenti, stafi teknik dhe më kryesorja tifozët, të cilët më kanë dashur gjithmonë, më kanë respektuar dhe nuk e kam harruar kurrë mbështetjen e tyre ishin disa nga arsyet që më tunduan të zgjidhja ofertën e Partizanit.
Përsa i përket Kukësit mendoj se tashmë është një kapitull i mbyllur, erdhi një moment që nuk kisha më çfarë të jepja tek ai ekip, kam kaluar mjaft mirë në 4 vite të qëndrimit tim atje ku arritëm të fitonim edhe Kupën e Shqipërisë.
d.b.shqiptarja.com
/Shqiptarja.com