Bilanci 2023 e prioritetet, Balla: Drejtimi i policisë 'Monopol' Në 2024 ndryshon ligji i gradave! Presim drejtues të lartë në pranga, s'mjaftojnë më policët bazë

Ministri i Brendshëm ishte sot në konferencë për median për të bërë një bilanc për vitin 2023 por dhe për të prezantuar prioritetet në vitin që sapo hymë.

Vetëpastrimi i policisë nga të inkriminuar është një nga prioritetet. Vitin që lamë pas u arrestuan e proceduan 367 punonjës policie. Disa prej tyre, sipas Ballës kanë komunikuar me krimin me Sky dhe Enchrocat përmes pajisjeve e programeve që kushtojnë sa paga e një polici.

Një pjesë prej jush nuk mund ta përballonte pasi kishte një tarifë mujore të shtrenjtë dhe një aparaturë që nuk gjendet lehtë në treg.  Nuk e di kush është arsyeja që duhej ta përdorte.  Neser është afati I fundit, vetëdeklarim sic bënë deputetët. Besoj se gracka nuk doli pa peshk edhe në atë kohë. Nesër është afati i fundit janë ende plot pa depozituar dhe më pas është pjesë e një vlerësimi afatshkurtër e afat gjatë

Një rol të rëndësishëm pret të luajë plotësimi i formularit të vetëdeklarimit por evidentoi se shumë prej policëve ende nuk e kanë dorëzuar.

Agjencia e mbikqyrjes policore do të ketë një rol tepër të rëndësishëm për të vënë para ligjit tashmë jo vetëm policë bazë por dhe drejtues policie nëse ata janë të inkriminuar.

". Drejtori i ri i agjencisë së mbikqyrjes policore e di fare mirë që mandati i tij është i lidhur me rezultate konkrete. Nuk mund të mjaftohemi më me shefa sektori e punonjës të nivelit bazë. Publiku pret drejtues të lartë të policisë së shtetit të cilët nëse janë të përfshirë në veprimtari kriminale duhet të përgjigjen para ligjit."

Prioritet dhe dhënia fund e pandëshkuesmërisë. Nga vënia para ligjit e zinxhirit komandues dhe hapat që ndërmorën organet shtetëtrore për pengimin e drejtësisë për dosjen e 21 janarit, tek ekstradimi dhe arrestimi i të gjithë atyre që kanë arritur ti shpëtojnë prangave deri tani. 

Për vitin 2023 evidentoi si tregues pozitiv fakti që 10 milionë turistë zgjodhën Shqipërinë për ta vizituar, ndërsa 12 milionë pritet të vijnë këtë vit.

"Sot mund ta themi me kokën lart dhe me krenari se Shqipërisë i është pastruar një herë e mirë imazhi i nxirë nga një e shkuar e rëndë shumëvjeçare" tha Balla.

Brengë mbeten shifrat e krimit në familje dhe dhunës brenda saj të cilat i klasifikoi si të papranueshme. 

Janë regjistruar 4698 raste të dhunës në familje, me 2030 autorë të identifikuar e 733 në pranga. Nuk mjafton vetëm policia e shtetit duhet ndërgjegësim për të parandaluar dhunën në familje’

Prioritet mbetet lufta kundër dhunës me bazë gjinore, parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe lufta kundër drogës sintetike. Gjithashtu kërkohet një forcim i kontrollit të pikave kufitare si dhe një fushatë për dorëzimin e armëmbatjeve pa leje. 

35 vrasje, u shënuan në 2023,  nga të cilat 11 janë krimi në familje, ndërkohë që në 2013 ka pasur 107 vrasje. Ndërkohë janë parandaluar nga policia 67 ngjarje të rënda kriminaleU sekuestruan 4 ton kanabis, 62 kg heroinë, 23 kg kokainë dhe mbi 11 mijë tableta ekstazi.  U asgjësuan 293 mijë rrënjë kanabis. U goditën 28 grupe kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.  U sekuestruan 797 armë dhe mbi 300 kg lëndë plasëse.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:47
'Heroina e kokainën në Shqipëri nuk e sjellin zogjt' Balla: Forcojmë pikat kufitare! Presim drejtues të lartë para ligjit, s'mjaftojnë më policët bazë

Në konferencën për median ministri i Brendshëm foli për një forcim të kontrollit në pikat kufitare për të ndaluar trafikimin e lëndëve narkotike dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme për të cilat nuk mund të kryhen pa dijeninë e drejtuesve.


“Kur kam marrë detyrën kam thënë se nuk ekziston një bimë narkotike të rritet pa një polic që nuk mbyll njërin sy apo një ar a parcelë që nuk ka drejtor nga prapa. E vërteta është që këto 5 muaj e 20 ditë në krye të ministrisë së Brendshme më kanë thënë të drejtë. Kemi 363 punonjës policie të arrestuar mes tyre dhe punonjës të përfshirë në grupe kriminale për trafikim apo kultivim të lëndës narkotike.

Ka plot operacione policore që janë kryer dhe do të vijojnë të kryhen në portin e Durrësit. Kemi dhe një operacion të AMP ku kemi të ndaluar dhe prokuroria po kryen hetimet por për të cilën nuk dua të ndikoj sepse nuk di cilit prej rasteve i referoheni. Të jeni të sigurtë ka vëmendje të shtuar dhe kërkesë të madhe llogarie. Fakti që ne kemi kapur gjithë këtë sasi lënde narkotike, 63 kg heroinë, 27 kg kokainë nuk prodhohen në Shqipëri. E këto nuk i sjellin zogjt. Prandaj na duhet ngritja në një nivel tjetër e kontrollit kufitar. Të jeni të sigurtë që bashkëpunojmë në mënyrë intensive me agjencitë partnere. Në momentin që flasim kemi 18 operacione ndërkombëtare. Ka një angazhim maksimal në ngritjen e digave të forta në pikat e kontrolleve tona në pikat kufitare.

Balla kishte dhe një mesazh për drejtuesin e Agjencisë së Mbikqyrjes policore.

"AMP e di fare mirë. Drejtori i ri i agjencisë së mbikqyrjes policore e di fare mirë që mandati i tij është i lidhur me rezultate konkrete. Nuk mund të mjaftohemi më me shefa sektori e punonjës të nivelit bazë. Publiku pret drejtues të lartë të policisë së shtetit të cilët nëse janë të përfshirë në veprimtari kriminale duhet të përgjigjen para ligjit."

Ora 14:14
'Më akuzoi për shpifje, unë për tradhti' Taulant Balla komenton çështjen Beleri

Ministri i Brendshëm Taulant Balla u ndal dhe tek çështja Beleri dhe vendimi i GJKKO-së për të ndaluar betimin e tij pa përfunduar çështjen me drejtësinë.

“Çështja Beleri i përket drejtësisë. Më keq akoma jam në gjyq me Belerin se më ka akuzuar për shpifje, ndërsa unë për tradhëti dhe kjo e rëndon. Më duhet të them shumë thjesht e kam lexuar me vëmendje vendimin e GJKKO-së. Gjykata ka bërë një arsyetim shumë shterrues. Por është vendim gjykate që duhet zbatuar dhe duhet të marrë formë të prerë.

 Ditën që drejtësia ngre një akuzë duhet të presim drejtësinë të japë një vendim në formë përfundimtare.

Ora 14:05
Portugezi Ruben Saraiva u ekstradua, tani e ka radhën Dritan Rexhepi, Balla: Ka shqiptarë të kërkuar dhe në Korenë e Jugut

Pas ekstradimit të portugezit Ruben Saraiva nga Maroku, Shqipëria po punon për ekstradimin e Dritan Rexhepit i arrestuar në Turqi në fillim të nëntorit 2023.

Ministri Balla u shpreh besimplotë se sjellja në Shqipëri e portugezit të akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj do të ndihmojë në zbardhjen e një zinxhiri vrasjesh 

Pa interpol do të kishte qenë e pamundur një realizim i tillë. Sjellja në Shqipëri e këtij personi është tepër e rëndësishme për të zbuluar në këtë rast jo vetëm krim të rëndë por zinxhir të krimeve të rënda që kanë ndodhur vitet e fundit. Po bëjmë të gjitha përpjekjet të sjellim në Shqipëri Dritan Rexhepin dhe persona të tjerë që janë ndaluar me kërkesë të interpol Tiranës e po kryhen procedurat.

Balla shtoi më tej se po punohet për të ekstraduar dhe shqiptarë të kërkuar që ndodhen edhe në Korenë e Jugut apo kriminelëve të cilët u larguan nga burgu në 1997

Kemi raste të personave që kanë lënë burgun në 1997. Kemi raste të identifikuar në Korenë e Jugut, persona që janë në kërkim dhe po bëjmë përpjekje për t’I sjellë për të kryer pjesën tjetër të dënimit. Dua të garantoj që gjatë vitit 2024 do të vijojmë me punë hetimore të mirëpërgatitur për të identifikuar ku ndodhen dhe si ti sjellim. Kemi trashëguar një listë të gjatë, për fat të keq,personash në kërkim nga drejtësia shqiptare. Edhe këtu dua të them me plot gojë, bashkëpunimi me SPAK është I shkëlqyer dhe po bëjmë punë të detajuar për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Balla lajmëroi dhe një konferencë që do të mbahet më 22 – 24 maj ku Tirana do të presë të gjithë drejtuesit e lartë të policisë europiane.

“Shqipëria do të presë dejtuesit më të lartë të policisë europiane në konferencën europiane të interpolit 22 - 24 maj.

Ora 13:51
Balla ironi me opozitën 'me shumë koka': Uroj të mos ngrenë komision hetimor për veten e vet

 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhveshi xhaketën e ministrit dhe si deputet me 19 vite eksperiencë komentoi ndryshimin e ligjit për ngritjen e komisioneve hetimore.

Ndryshimet që maxhoranca miratoi në seancën e 21 dhjetorit janë mundësi e artë e atyre që kanë pasur realisht hallin e komisionit hetimor të ndajnë rrugët e tyre nga ata që kishin hall tjetër. Nuk mund të ngriheshin komisionet hetimore pa adresuar vendimet e gjykatës kushtetuese.

Duke folur jo si ministër i brendshëm por deputet me 19 vite eksperiencë, ndryshimet ishin gjëja e duhur që do të japë zgjidhje përfundimtare çdo lloj debati.
Të jemi serioz si fillim viti ,opozita në këto 3 – 4 muajt e fundit nuk kanë pasur hallin e komisioneve hetimore por hall tjetër. Në vende të tjera përdoret shumë pak.
Mungesa e një opozite e ka bërë opozitën me shumë koka e secili kërkon komision hetimor, uroj që të mos ngrejë komision hetimor për veten e vet.

Ora 13:38
Policët me SkyECC apo Encro Chat, nesër afati i fundit i formularit të vetëdeklarimit, Balla: Ka ende plot pa depozituar! Gracka s'do dalë pa peshk

Nesër është afati i fundit i dorëzimit të formularit të vetëdeklarimit nga policët nëse kanë përdorur aplikacionet SKY ECC apo Encro Chat.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla u shpreh i vendosur për të pastruar policinë e shtetit nga ata të lidhur me krimin ndërsa shtoi se ka ende shumë që nuk e kanë dorëzuar.

Formulari i vetëdeklarimit sa  i takon përdorimit apo ajo, aksesit apo jo të një punonjësi të policisë së shtetit, AMP apo gardës në dy aplikacione që sipas Europol rezulton të jenë përdorur nga grupe kriminale lidhet pikësëpari nga kodi etik. Ditën e parë kam thënë që nuk do të toleroj asnjë punonjës policie që gjendet në tavolinë me persona me precedent penalë, kjo është e njëjta. Në kushtet e dixhitalizimit dhe komunikimi me persona me precedent penalë është i palejueshëm. Ky formular ka një vlerë të shtuar në momentin që do të na rezultojë nga hetimet që një punonjës policie rezulton të ketë pasur akses. Aksesi në këto aplikacione nuk ishte I lehtë apo I lirë për këdo. Një pjesë prej jush nuk mund ta përballonte pasi kishte një tarifë mujore të shtrenjtë dhe një aparaturë që nuk gjendet lehtë në treg. Nuk e di kush është arsyeja që duhej ta përdorte. Nëse do e kishte përdorur për qëllime hetimore do të duhej ta kishte deklaruar brenda protokolleve hetimore. Mos u shqetësoni.

Neser është afati I fundit, vetëdeklarim sic bënë deputetët. Besoj se gracka nuk doli pa peshk edhe në atë kohë. Jam i sigurtë që ky instrument i ri i garantimit të etikës në këtë rrugë do të ndahen një herë e përgjithshmë. Nesër është afati i fundit janë ende plot pa depozituar dhe më pas është pjesë e një vlerësimi afatshkurtër e afat gjatë. Do të jetë pjesë e vlerësimit të pastërtisë së figurës në momentin që do na dalin të dhëna të tjera që nuk do të vonojnë.

Ora 13:24
Zhdukja e Ervis Martinajt, Balla: Mbetet sfidë! Policia ka shumë informacion, por dokumentimi kërkon ende kohë

 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla është përgjigjur dhe për pyetjen lidhur me Ervis Martinaj, afatin 100 ditë të e vendosur nga Rama për drejtorin e policisë së shtetit, Rrumbullaku

E mora detyrën më 15 korrik 2023

Kjo çështje ka qenë një nga ato të orëve ta para, mbetet sfidë e pazgjidhur ende, sa i përket referimit përfundimtar në gjykatë.

Policia ka shumë informacion për këtë çështje, por dokumentimi kërkon ende kohë, mund e angazhim nga policia, unë nuk do jap një informacion. Kur ta kemi një pasqyrë të plotë për çështjen. Mezi pres të dal para jush për të sqaruar publikun. Mendoj është ngjarje e rëndë e rëndësishme që ka të bëjë me indikatorët e performacës së punës së policisë. Drejtori i policisë e di peshën e gurit të rëndë të urdhërit të kryeministrit, po bëjmë çka është e mundur për ti shkuar në fund të kësaj çështjeje. S’dua të ndaj informacione sepse janë të klasifikuara sekret.

Ora 13:04
Vrasja e 4 protestuesve në 21 janar 2011, Balla: Pas 2 ditësh niset për në Itali predha që vrau Aleks Nikën! Gati për hetim të plotë zinxhirit komandues

Ministri i Brendshëm deklaroi sot se vendimi i gjykatës së Strasburgut i hap rrugë rihetimit të 4 vrasjeve të ndodhura më 21 janar 2011 për zbardhjen e zinxhirit komandues që solli ngjarjen dhe dëmtimit të provave.

I pyetur nga Report tv Taulant Balla e sheh vendimin e gjykatës së Strasburgut jo vetëm si detyrim, por edhe si orientimin e duhur për hetimet mbi përgjegjësit e vrasjeve.

‘Është e vërtetë që për 21 janarin në 21 mars 2011 kam bërë padi në emër të PS, me të gjitha informacionet e gjetjet që ne si palë e dëmtuar kishim, sot jemi në kushte të reja krejtësisht, pas një vendim shterues të vendimit të GJEDNJ, në dritën e këtij vendimi policia e shtetit ka identifikuar detyrat që kanë dalë, lidhur plot çështje në atë vendim, për hetimin e veprimeve të autoriteteve ekzekutive me njëherë pas ngjarjes, por edhe për elementin kryesor, zinxhirin komandues që çoi në atë vrasje shtetërore.

Është në detyrën e institucioneve shtetërore e agjencive, policisë, prokurorisë së Tiranës që ka dosjen, për shkak se vrasja e dy prej katër viktimave është konsideruar pa autor, ju e dini që dosja nuk mbyllet dhe s’ka parashkrim, prokuroria i ka të gjitha mundësitë të vijojë duke përkthyer vendimin e GJEDNJ që është i detyrueshëm, që është urdhërues, ne e kemi përkthyer dhe e kemji gati, për të bërë hetimin e plotë, ku vendoset theksi te zinxhiri komandues dhe hapat që ndërmorën organet shtetëtrore për pengimin e drejtësisë.

Në një konferencë për mediet ku prezantoi bilancin për vitin 2023 dhe prioritetet e 2024 Balla bëri me dije se pas dy ditësh do të niset për ekspertim në Itali predha e cila i mori jetën Aleks Nikës. 

"Vendimi hap një rrugë të re që policia do ti shkojë deri në fund, pas dy ditësh niset në Itali për ekspertim predha dhe elementë të tjerë, pa cenuar sekretin hetimor, për të pasur një konkluzion për këtë çështje

Këtej e tutje s’do ketë asnjë hapësirë abuzimi pasi vendimi është i detyrueshëm për zbatim tej emocioneve që mund të kemi secili prej nesh,. Këtu flas si ministër, jo si protestues i 21 janarit 2011.’-tha Balla.

Në protestën e 21 janarit 2011, në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ mbetën të vrarë nga armët e punonjësve të shtetit, 4 protestues opozitarë (atëherë PS): Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Ora 12:36
Bilancin: 4698 raste të dhunës në familje në 2023! Balla: E papranueshme, dorë të hekurt kundër dhunës me bazë gjinore

Një nga objektivat e ministrit të Brendshëm për 2024 është dhuna me bazë gjinore  

“Dorë të hekurt kundër dhunës me bazë gjinore dhe mbrotje të veçantë viktimave të dhunës. Janë regjistruar 4698 raste të dhunës në familje, me 2030 autorë të identifikuar e 733 në pranga. Të tjerët prokuroria e gjykata ka vendosur të procedohen në gjëndje të lirë”

Balla e quajti ‘të papranueshme’  

Kjo është situatë epapranueshme. Nuk mjafton vetëm policia e shtetit duhet ndërgjegjësim për të parandaluar dhunën në familje’

Ora 12:21
Ligji i policisë së shtetit po ndryshon, Balla në konferencë: I japim fund monopolizimin të strukturës drejtuese

Ministri i Brendshëm Taulant Balla në konferencë për median njoftoi se në këto momente është drejt përfundimit faza e parë e hartimit të ligjit në policinë e shtetit. Balla është i bindur se ky ligj do I japë fund monopolit të strukturës drejtuese.

“Ndryshimet mund ti përmbledhja ‘dinamizim, energjizim i trupës së policisë së shtetit dhe përmirësim të karrierës së policsië. Duhet ti japim mundësinë çdo punonjësi të policisë të bëjë karrierë. Ti japim fund monopolizimin të strukturës drejtuese brenda policisë së shtetit” tha Balla

Në 2023 në Akademinë e Sigurisë janë pranuar 607 djem e vajza në nivelin bazë patrullë e përgjithshme dhe 41 ekselentë në patrullën e krimit

Gjatë 2024 do të pranohen 400 kurstantë, 100 ekselentë dhe 29 për funksione të veçanta.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/01/2024 01:19

    Z.minister,qe ka shefa e vartesa te korruptuar qe duhet te shkojne para drejtesise kjo dihet,por gjuha qe perdorni ju le shume per te deshiruar per nivelin etik e profesional! Konkretisht:/Presim drejtues te larte ne pranga,s'mjaftojne me policet ne baze/! Me cfare do t'i dergoni njerezit ne pranga,me fakte konkrete,apo me plane realizimi.sepse nga fjalet tuaja,tingelloni si brigadieret ne kohen e Xhaxhit qe punonin me plan.E realizuam planin me policet e bazes,tani do te plotesojme numrat e planit me shefat,qe dashje pa dashje duke bere kete deklarate dhe i paralajmeron dhe ju jep mundesi /te pastrojne/ veten nga ndonje inkriminim i mundshem!

    Përgjigju
  • Askushi: 04/01/2024 14:40

    Mos harro te ekstradosh dhe tigrin.besoj se nuk e ke te veshtire?!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit