Renditja/ 800 universitetet më të
mirë, na e kalon Uganda dhe Kenia

Renditja/ 800 universitetet më të<br />mirë, na e kalon Uganda dhe Kenia
TIRANE- Nga 800 universitetet më të mirë në botë, Shqipëria nuk përfaqësohet me asnjë insitucion të arsimit të lartë. Lista e publikuar nga shoqatat që merren me rankimin, tregon se universitetet shqiptare janë shumë larg cilësisë që ofrojnë insitucionet e arsimit të lartë nëpër botë. Madje më të mirë janë edhe universitetet nga Gana, Liberia, Uganda apo dhe Kenia. Në listën e rankimit janë përfshirë të gjitha universitetet shtetërore nëpër botë. Vlersimi i tyre është bërë në bazë të cilësisë së mësimdhënies, stafit akademik, të ardhurave, laboratorëve, kërkimit shkencor etj. Rankimi i Universiteteve është bërë për vitin akademik 2015-2016. Sipas studimit, universitetet janë vlerësuar për atë që u ofrojnë studentëve, duke filluar më cilësinë. Gjithashtu është marrë parasysh “pesha” që ka diploma e secilit universitet. Në studim është përfshirë edhe Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Politeknik, por nuk janë renditur mes 800 më të mirëve në botë, ndërkohë që Universiteti i Beogradit është në vendin e 600.

Vlerësimet
Gjatë vlerësimeve që janë bërë vitet e fundit, asnjë prej universiteteve shqiptarë nuk është përfshirë në listën e më të mirëve. i vetmi vlerësim për inistitucionet e arsimit të lartë në vendin tonë, ishte rankimi i Universitetit Politeknik, në vendin e 250, pasi ndër kritere ishte edhe faqja e Uebit, për të cilat politekniku u vlerësua maksimalisht. Ndërkohë, Ministria e Arsimit ka parashikuar që me ligjin e ri, inistucionet e arsimit të lartë të ofrojnë një cilësi më të lartë për sa i përket mësimdhënies por dhe fushave të tjera.

Më të mirët
Në listën e më të mirëve, mbizotërojnë universitetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britani. Universitetet në SHBA janë në top listën e rankimit, ndërsa universitetet evropiane (përvec Britanisë) janë më të “dobët”, sipas “The Times Higher Education World University”. Por cilët janë 20 universitete më të mira në botë? Në krye të renditjes është California Institute of Technology në Shtete e Bashkuara të Amerikës. I dytë është University of Oxford në Britaninë e Madhe dhe i treti Stanford University në SHBA. University of Cambridge, Britani e Madhe dhe Massachusetts Institute of Technology, SHBA janë në vendin e katërt dhe të pestë.

Për çudi Harvard University nëë Shtetet e Bashkuara të Amerikës është në vendin e gjashtë. Më pas renditja vazhon si më poshtë: Princeton University, SHBA. Imperial College London, Britani e Madhe. Swiss Federal Institute of Technology Zurich, Zvicër. University of Chicago, SHBA. Johns Hopkins University, SHBA. Yale University, SHBA. University of California, SHBA. University College London, Britani e Madhe. Columbia University, SHBA. University of California Los Angeles, SHBA. University of Pennsylvania, SHBA. Cornell University, SHBA. University of Toronto, Kanada dhe Duke University, SHBA. Të fundit në renditje janë Universitetet e Japonisë dhe Korës së Veriut. 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 01 Dhjetor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë