Renditja, cili eshtë gjimnazi më i mirë në Tiranë

TIRANE - Gjimnazi “Petro Nini Luarasi” kryeson si shkolla më e mirë në kryeqytet. Duke vlerësuar performancën e shkollave publike në kryeqytet, Petro Nini ka zënë vendin e parë duke u ngritur me tre kategori krahasuar me një vit më parë.

Nëpërmjet kartës së performancës së gjimnazeve, është publikuar dhe renditja e gjimnazeve, ku vendin e dytë e mban “Qemal Stafa”, duke u “rrëzuar” nga froni që mbante vitin e kaluar. Po me të njëjtat pikë mban vendin e dytë dhe “Ismail Qemali”.

Renditja

1 Petro Nini Luarasi
2 Qemal Stafa
3 Ismail Qemali
4 Sami Frashëri
5 Arben Broci
6 Partizani
7 A.Z. Cajupi
8 Myslym Keta
9 Sinan Tafaj
10 Besnik Sykja
11 Sander Prosi
12 Eqerem Çabej
13 Abdulla Keta
14 Aleks Buda

Drejtoresha e PNL, Teuta Braçaj u shpreh për Report Tv se ka patur një impakt shumë pozitv për vendin e parë, por puna tashmë është për të mbajtur këtë pozicion.

“Unë do të përgëzoja këtu shumë punën e madhe që është bërë prej stafit të mësuesve, prej nxënësve por dhe prej prindërve. Ne kemi ngritur dhe punën tonë për këtë vit se tani vërtet e arritëm vendin e parë por puna jonë është tani ta mbajmë këtë vend. Detyra e parë e jona është që ne të kemi nxënësit e tre shkollave të zonës tonë, ata që duan Petro Ninin por janë nga shkolla të tjera ata duhet të mësojnë fortë që të regjistrohen në Petronin”, - u shpreh drejtoresha e PNL.

Këtë vit vlerësimi i performancës së gjimnazeve u bazua në 9 tregues, ku 4 prej tyre kanë të bëjnë me Maturën Shtetërore. Treguesi i parë ka të bëjë me përqindjen e nxënësve kalues në MSH, në tre lëndët kryesore, duke vazhduar me notën mesatare të shkollës në MSH gjatë tri viteve të fundit, diferenca midis notës mesatare të shkollës në  MSH 2019 si dhe nota mesatare e shkollës në MSH 2019.  Treguesit e tjerë kanë të bëjnë me realizimin e objektivave të Planit Vjetor për vitin shkollor 2018-2019, përqindja e orëve të munguara për nxënësit dhe mësuesit, përqindja e nxënësve të larguar nga shkolla kundrejt nxënësve të regjistruar në fillim të vitit shkollor dhe risia e këtij viti, rezultatet  e mësuesve të shkollës në provimet e kualifikimit në pesë vitet e fundit.

Përsa i përket shkollave 9-vjeçare, mes 57 shkollave, vendin e parë e mban “Fan Noli”, që është ngjitur me 13 vende nga viti i kaluar. Vendin e dytë e mban “Dora Distria”, duke vazhduar me “Emin Durakun” dhe “Edit Durham”.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve