Veliaj inspekton punimet në njësinë nr 5: Ndërhyrje në rrjetin nëntokësor! Rindërtojmë 'Edith Durham' dhe 'Petro Ninin'

Ndërhyrjet rehabilituese në rrugët  “Sami Frashëri”, “Pjetër Bogdani”, “Andon Zako Çajupi” dhe “Moskat” në Njësinë 5 në kryeqytet sipas kryebashkiakut Erion Veliaj po bëhën kryesisht në rrjetin nëntokësor për t’i paraprirë shirave të stinës.

 “Sot zona e ish Bllokut është e rrethuar me pallate dhe një pjesë e madhe e problematikës gjatë dimrit, me shirat, vjen nga fakti se infrastruktura nën tokë është bërë për një numër më të vogël banorësh. Aktualisht numri i banorëve këtu ka kapur kulmin dhe kanalizimet s’mbajnë më. Prandaj, do të shkojmë në një kapacitet shkarkues shumë herë më të lartë. Pavarësisht se në pamje të parë sipërfaqja duket relativisht mire, duhet të fokusohemi te nëntoka. Nuk është menduar edhe për pjesën e daljes, sidomos për hyrjen e emergjencës në pallatet e vjetra. Nëse kjo është bërë e mundur në lagjet e reja, duke u konceptuar që në fillim, këtu na duhet të gjejmë një zgjidhje momentale, pasi nuk është menduar gjatë kaosit të viteve 90-të”, tha Veliaj.

Në inspektimin e punimeve në njësinë 5 Veliaj dha lajmin se brenda vitit do të nisë puna për rindërtimin e shkollave “Edith Durhami” dhe “Petro Nini Luarasi”.

 “Lajmi i mirë është se do të nisim ndërtimin e shkollës “Edith Durham” dhe na duhet të transferojmë nxënësit te “Emin Duraku”. Shkollat e ish Bllokut, që deri dje ishin elitare, sot duken vjetërsira krahasuar me mbi 40 shkollat e reja moderne që kemi bërë në Tiranë. Do të ndërtojmë edhe “Petro Ninin” sepse edhe ajo shkollë ka lezet të jetë si “Qemal Stafa”, si “Sami Frashëri”, si “Partizani”, por që ta bëjmë këtë, do të na duhet bashkëpunim”, shtoi ai.

Në fund Veliaj përsëriti thirrjen për prindërit që të bëjnë regjistrimet e fëmijëve në shkollat, kopshtet dhe çerdhet pranë shtëpive të tyre, të cilat janë ndërtuar me të njëjtat standarde si ato në qendër.

Xh.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi