Shqipëria humbet 7 pozicione në renditjen e FIFA-s për muajin tetor duke u pozicionuar në vendin e 47-të.
 
Kombëtarja gjatë kësaj periudhe ka zhvilluar dy ndeshje një të fituar dhe tjetrën të humbur ndaj Spanjës por edhe ndeshjet e skuadrave të tjera kanë sjellë këtë pozicionim të djemve të De Biasit.

Çudia ndodh me Kosovën e cila edhe pse i ka humbur dy ndeshjet e muajit tetor ka fituar 4 pozicione duke u renditur në vendin e 164-të.

Renditjen e FIFA-s për muajin tetor e kryeson Argjentina e ndjekur nga Gjermania dhe vendin e tretë e mban Brazili.


fifarenditja

fifarenditja

fifarenditja

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com