Siç duket barazimi me Danimarkën në Elbasan Arena ka ndikuar në humbjen e 3 pozicioneve nga kombëtarja shqiptare.
Muajin e kaluar, fitorja historike me Portugalinë në Aveiro e katapultoi përfaqësuesen e Shqipërisë në renditjen e FIFA-s duke e pozicionuar në vendin e 45 ku fitoi plot 25 pozicione.
Në vendin e parë vijon të qëndrojë kampionja e botës në fuqi Gjermania e ndjekur nga nënkampionët e Argjentinës dhe në vendin e tretë renditet Kolumbia.

Si për ironi të fatit, në vendin e 47, një pozicion mbi Shqipërinë renditet Serbia e cila për këtë muaj ka humbur 12 pozicione, ku përballja 42 minutëshe mes këtyre kombëtareve më 14 tetor, dhe dhuna e tifozëve serbë që e pasoi, bëri që vëmendja e gjithë botës të drejtohet nga derbi i Ballkanit. Në këtë kontekst, sot pritet vendimi i UEFA-s për gjithçka ndodhi në Beograd. Në rast të një tre pikëshi në tavolinë për ekipin tonë, atëherë Shqipëria mund të parakalon në renditjen e përgjithshme të FIFA-s kombëtaren serbe.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
