Renditja e ka një shpjegim, Benfica përfundoi para PSG në Champions League edhe me statistika të njëjta

Renditja e ka një shpjegim, Benfica përfundoi para PSG në Champions League edhe me statistika të njëjta

PSG

Champions League zhvilloi dje ndeshjet e fundit në grupe, aty ku u zytarizuan skuadrat për fazën e 1/16 me eleminim direkt. Në grupin H ndodhi diçka që nuk pritej, PSG humbi kreun e grupit edhe pse mundi Juventusin 1-2 në Torino. Fitorja 1-6 e Benficës së transfertë me Maccabi Haifa bëri që portugezët të dilnin të parët në grup, edhe pse statistikat në pamje të parë janë të njëjta.

Të dyja skuadrat e mbyllën me 14 pikë grupin, duke pasur golavarazh të njëjtë +9 dhe fituar nga katër ndeshje, barazuar dy dhe duke mos pasur humbje. Të dyja ndeshjet direkte mes tyre në Francë dhe Portugali përfunduan 1-1. Me statistikat e njëjta, Benfica përfundoi e para në grup për shkak të golave më të shumtë shënuar në transfertë. Sipas një rregulli të UEFA, janë golat jashtë fushe ato që vendosin klasifikimin. Me gjashtë gola të shënuar në transfertë nga PSG dhe nëntë nga Benfica, vendi i parë i takon portugezëve.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim