Renditja e partive në fletëvotim
PS nr 29, LSI nr 26 dhe PD nr 43

Renditja e partive në fletëvotim<br />PS nr 29, LSI nr 26 dhe PD nr 43
TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje me 4 vota renditjen e subjekteve politike që do marrin pjesë në zgjedhjet e 23 qershorit si dhe renditjen e partive brenda dy koalicioneve. Pas hedhjes së shortit, në koalicionin e majtë “Aleanca për Shqipëri Europiane” PS do të renditet me numrin 29, ndërsa LSI do të jetë me numrin 26 e PBDNJ do të jetë me numrin 6. Ndërsa në koalicionin e djathtë, “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”, PD do të jetë me numrin rendor 43, PR do të jetë e teta në listë në koalicionin e djathtë.

Ndërkohë që duke përfshirë dhe partitë që do të garojnë të vetme në zgjedhjet e 23 qershorit, në fletën e votimit, e para do të jetë Partia Lidhja për Drejtësi e Progres. Pas saj do të vijojnë Partia Popullore Kristian Demokrate e dyta, Aleanca për Shqipërinë Europiane e treta, Aleanca për Punësim Mirëqënie dhe Integrim e katërta, Partia Aleanca Kuq e Zi e pesta si në fund të fletës do të jetë Partia Fryma e Re Demokratike përkatësisht me numrin rendor 6.

VOTIMI I AKTEVE ME 5 VOTA

Që në fillim të mbledhjes përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste në KQZ, Genci Gjonçaj ngriti shqetësimin se aktet, përfshirë këtu edhe atë të hedhjes së shortit të renditjes së partive në koalicion, si dhe subjekteve zgjedhore duhet të miratohen me 5 vota dhe jo me 4 vota, sa anëtarë ka aktualisht KQZ.

“Administrata ka harruar të përdorë nenin 98. Neni 98 pika 5 përcakton një tjetër gjë. Kjo konsiderohet e votuar me 5 vota, pasi ky akt ka karakterin e një akti normativ. Ju duhet të tregoni se nuk mund të funksiononi në këtë mënyrë për të gjitha ato vendime që kërkojnë vendimarrje të caktur me 5 vota.

Do të jenë dhe disa raste të tjerë që do kërkojnë kuorumin e nevojshëm të votave. Duhet të deklaroni të vërtetën që keni për të mos patur mundësi të votoni aktet me 5 vota. Jemi para një akti të thjeshtë dhe nuk mund ta miratojmë me 4 vota”, tha Gjonçaj, duke paralajmëruar shkelje ligjore. Kundër qëndrimit të tij ishte përfaqësuesi ligjor i PD si dhe vetë kryetarja e KQZ, Lefterie Lleshi.

“Gjithçka është e mbështetur në Kod dhe në ligj. Në nenin 23 ka elementë të rëndësishëm për ta vlerësuar një akt normativ. Për shortin në Kod flitet në mjaft raste. Aktin normativ nuk mund ta prodhoni ju në kundërshtim me nenin 23.

Akti i sjellë është një akt i zakonshëm që mund të votohet nga ju edhe me 4 vota”, u shpreh Niazi Kosovrasti. Ndërkohë që Lleshi u shpreh se “Ky nuk është një akt i përhershëm, por vetëm për renditjen e partive për zgjedhjet e 23 qershorit”.

Gjithashtu me 4 vota pro u miratua dhe projektvendimi “Për shqyrtimin e procedurës të ndarjes së QV-së 0215, Komuna Bërdicë, qarku Shkodër, për zgjedhjet e Kuvendit të datës 23 Qershor 2013”. KQZ vendosi të urdhërojë Kryetarin e Komunës Bërdicë të bëjë ndarjen e Qendrës së Votimit 0215 duke krijuar qendër shtesë të votimit brenda të njëjtës zonë e cila do të numërohet 02151.

RENDITJA E SUBJEKTEVE ZGJEDHORE


1.Partia Lidhja për Drejtësi dhe Progres
2.Partia Popullore Kristian Demokrate
3.Partia Aleanca Popullor
4.Partia Mendimi i Djathtë Liberal
5.Partia e Punës së Shqipërisë
6.Partia e Bashkimit të të Drejtave të Njeriut
7.Patia Ligj dhe Drejtësi
8.Partia e Unitetit Kombëtar
9.Partia Socialiste e vërtetë `91
10.Partia G99
11.Partia Shqiptare Atdheu
12.Partia e Pajtimit Kombëtar
13.Partia Komuniste e Shqipërisë
14.Partia e Gjelbërt
15.Partia e Punës së Shqipërisë së Riorganizuar
16.Partia Bashkimi Republikan Shqiptar
17.Partia Rruga e Lirisë
18.Aleanca Arbënore Kombëtare
19.Partia Demokracia Sociale
20.Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë
21.Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane
22.Partia Ambientaliste
23.Partia e Çështjeve Shqiptare
24.Partia e Reformave Demokratike Shqiptare
25.Partia Komuniste e Shqipërisë e 8 nëntori
26.Lëvizja Socialiste për Integrim
27.Partia Demokratike për Integrim e Prosperitet
28.Partia Social Punëtore Shqiptare
29.Partia Socialiste e Shqipërisë
30.Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve
31.Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve
32.Partia Personat me Aftësi të Kufi zuar
33.Aleanca Demokristiane e Shqipërisë
34.Partia Lëzivja Punëtore Shqiptare
35.Partia Social Demokrate
36.Partia Ardhmëria Shqiptare
37.Partia Toleranca e re e Shqipërisë
38.Partia Socialiste e Moderuar
39.Partia Lëzivja Demokratike për Ndryshim
40.Partia Aleanca për Demokraci dheb Solidaritet
41.Partia Partia Aleanca Demokratike Shqiptare
42.Partia e Emigracionit Shqiptar
43.Partia Demokratike
44. Partia Demokracia e re Europiane
45.Partia Republikane Shqiptare
46.Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen
47.Partia e të Drejtave të Mohuara
48.Partia e Të Drejtave të Mohuara e Re
49.Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
50.Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet
51.Partia Balli Kombëtar Demokrat
52.Partia Ora e Shqipërisë
53.Partia Lëvizja e Legalitetit
54.Partia Demokristiane e Shqiërisë
55.Partia Rruga e vërtetë Shqiptare
56.Partia Lëzivja Shqiptare e Re
57. Partia Balli Kombëtar
58.Partia Bashkimi Liberal Demokrat
59.Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar
60.Partia Konservatore
61.Partia Lidhja Demokristiane
62.Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë
63.Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim
64.Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar
65. Partia Aleanca Kuq e Zi
66. Partia Fryma e Re Demokratike

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.05.2013

Redaksia Online
(b./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari