Renditja e TI,Rama:Korrupsioni do
vendosmëri, punë, durim e besim

Renditja e TI,Rama:Korrupsioni do<br />vendosmëri, punë, durim e besim
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për renditjen që organizata Transparency Internacional i ka bërë Shqipërisë, lidhur me luftën ndaj Korrupsionit ku ka theksuar se kjo luftë kërkon vendosmëri, punë, durim e besim.

Në një postim në rrjetin social ‘Facebook” Rama nuk ka lënë pa ironizuar edhe Partinë Demokratike, ku ka bërë apel që dikush ta njoftojë atë për renditjen e Shqipërisë.

Rama ka thënë se, Shqipëria është përmirësuar ndjeshëm, ndërkohë që ka theksuar se reformat po japin e do japin më shumë rezultate. Por për këtë, shprehet Rama, duhet më shumë vendosmëri, punë, durim e besim.

Ja mesazhi i Ramës në Facebook

Transparency International: Shqipëria një vend shumë të përmiresuar në renditjen vjetore antikorrupsion! Njoftoni SHQUP-in për këtë skandal.

Korrupsioni mbetet problem padyshim dhe reformat do të japin edhe shumë më tepër rezultate në këtë betejë! Vendosmëri, punë, durim, besim!


Redaksia online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima