Renditja/ Laçi 1-1 Partizani, të kuqtë s'përfitojnë nga ndalja e Vllaznisë! Dinamo mposht 2-0 Skënderbeun dhe sheh nga 'Final 4'

Superliga shqiptare uli këtë të shtunë siparin e javës së 29-të. Gjithçka nisi në Laç, me vendasit që barazuan 1-1 me Partizanin. Në 18:00 Dinamo fitoi 2-0 ndaj Skënderbeut në "Niko Dovana" të Durrësit.

Në Kurbin, Laçi barazoi 1-1 me Partizanin, duke mos marrë ende tri pikë nën drejtimin e Armando Cungut. Paçka se për më shumë se 70 minuta Laçi ishte me një lojtar më shumë pas daljes me karton të kuq të Carës, vendasit nuk mundën të siguronin tri pikë edhe pse dominuan në pjesën e dytë.

Eljon Sota zhbllokoi ndeshjen për "Demat" pas 37 minutave lojë, ndërsa Xhuliano Skuka u detyrua të dilte nga fusha pas pjesës së parë, kjo për shkak të një lëndimi. Në fraksionin e dytë ishte Sobouale që vendosi ekuilibrat për 1-1, duke bërë që dy skuadrat të ndanin nga një pikë.

Në "Niko Dovana" të Durrësit, Dinamo fitoi 2-0 kundër Skënderbeut. Golat e Kacorrit dhe Qefalisë në minutat 3 dhe 82 i dhanë tri pikë me vlerë djemve të Dritan Mehmetit. Me një ndeshje më pak, Dinamo mban vendin e gjashtë me 39 pikë, një pikë më pak se zona "Final 4" që të dërgon në ndeshjet shtesë aty ku do vendoset edhe kampioni i sezonit.

Superliga shqiptare e futbollit, java 29-të:

E premte

Egnatia 1-0 Kukësi

Tirana 1-2 Teuta

Vllaznia 1-1 Erzeni

E shtunë

Laçi 1-1 Partizani

 Dinamo 2-0 Skënderbeu

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:26
Barazimi me Laçin, Orges Shehi s'e bën dramë: Është më mirë se humbja

1709667379_1706468093orgesshehi.JPG
Laçi dhe Partizani barazuan 1-1 për javën e 29-të në Superligë. Pas ndeshjes për MCN trajneri i miqve, Orges Shehi tha se një pikë është më mirë se humbja.

"Skuka nuk ka dëmtim, ka tre ditë që vuan nga stomaku dhe ka pasur kriza në stërvitje, për këtë arsye u ndërrua. Një pikë është mirë? Nuk mund të them shumë apo pak, thjeshtë u kushtëzuam shumë nga ai kartoni i kuq. Ne vuajtëm në fillim pasi ishim vonë në presion.

Në pjesën e dytë e pësuam golin shumë shpejt dhe kjo na ndikoi. Patjetër që ky barazim është më mirë se humbja, por mund ta kishim zgjidhur edhe më mirë ndeshjen. Pika është pozitive", tha trajneri i Partizanit për MCN.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje