Superliga shqiptare e futbollit mbylli këtë të diel raundin e 30-të me fitoren e Vorës 1-0 kundër Teutës. Një gol i Irgi Kasallës në minutën e 32-të i mjaftoi vorakëve të Arjan Bellait për të marrë tri pikë me shumë peshë dhe për të mebetur në vendin e tetë të renditjes, duke lënë pas KF Tiranën dhe Flamurtarin.
Raundi i 30-të i elitës së futbollit shqiptar u zhvillua në tre ditë. Të premten Flamurtari dhe KF Tirana barazuan 1-1 në sfidën e mbijetesës, teksa të shtunën u zhvilluan tre duele. Egnatia mposhti 3-0 Bylisin, Vllaznia fitoi 0-2 në kryeqytet kundër Partizanit, ndërsa Dinamo përmbysi 4-1 AF Elbasanin.
Pas këtij raundi është Vllaznia me 56 pikë që kryeson renditjen, ndjekur nga Egnatia, AF Elbasani dhe Partizani që kompletojnë zonën 'Final 4' për mini-turneun që do zhvillohet në fundin e sezonit të rregullt për të mësuar skuadrën kampione të këtij edicioni. Në fund vijojnë Vora, KF Tirana dhe Flamurtari.
Në mesjavë janë në program ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.
Superliga, raundi i 30-të:
Flamurtari 1-1 KF Tirana 3 prill 2026, ora 19:00, stadiumi “Flamurtari”
Egnatia 3-0 Bylis, 4 prill 2026, ora 17:00, stadiumi “Arena Egnatia”
Partizani 0-2 Vllaznia, 4 prill 2026, ora 17:00, stadiumi “Arena e Demave”
Dinamo 4-1 AF Elbasani, 4 prill 2026, ora 20:00, stadiumi “Air Albania”
Vora 1-0 Teuta, 5 prill 2026, ora 15:00, stadiumi “KF Vora”
Renditja:
Komente










