Rekordet e Kombëtares së futbollit nuk kanë fund. Shqipëria arrin një tjetër rezultat historik duke u renditur e 22-ta në FIFA. Edhe pse nuk ka luajtur asnjë ndeshje vendimi i CAS-it të Lozanës që i dha kuqezinjve tre pikët e ndeshjes ndaj Serbisë e kanë katapultuar Kombëtaren në vendin e 22-të në renditjen e përgjithshme të FiFA-s për muajin gusht që zyrtarisht publikohet të enjten. Këtij rekordi të ri dhe ngjitjes me 14 vende i ka kushtuar një status në facebook edhe trajneri De Biasi.
“Vijon ngjitja e Shqipërisë në renditjen e FIFA-s.Muajin gusht kalojmë nga vendi i 36-të në vendin e 22-të duke kaluar edhe Francën, Danimarkën e Ganën” shkruan de Biasi.
Shqipëria po kalon një super moment ku fitorja më e fundit ishte në miqësore ndaj Francës ndërsa ndeshja e radhës shumë e rëndësishme është më 4 shtator ndaj Danimarkës për kualifikueset e “Francë 2016”.
/Shqiptarja.com

VIDEO