Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri zhvilloi këtë të shtunë gjashtë ndeshjet e raundit të 25-të. Duke nisur nga ora 14:00 te fitoret dolën Skënderbeu, Laçi, Besa dhe Pogradeci. Barazim mes Kukësit dhe AF Luftëtarit në derbin e mbijetesës.

Në Korçë kryesuesit e renditjes, Skënderbeu fitoi 2-0 kundër Lushnjës me golat e Shaqes dhe Beqirajt. Edhe Laçi fitoi 2-1 kundër Apolonisë me golat e Jiakpoona dhe Myrtës.

Buzë liqenit, Pogradeci përmbysi 4-1 Korabin. Miqtë kaluan në epërsi me Zeqirajn pas katër minutave lojë, gol që u shënua nga një distancë prej 50 metrash. Pius, Oliveira, Ogunleye dhe Lesai përmbysën për Pogradecin.

Pas këtij raundi është Skënderbeu që prin me 60 pikë, tre më shumë se Laçi ndjekës. Në fund Lushnja dhe Kukësi.

Kategoria e Parë, raundi i 25-të:

E shtunë, 7 mars 2026 - 14:00

Burreli 0-0 Iliria

Kastrioti 2-3 Besa

Kukësi 0-0 AF Luftëtari

Laçi 2-1 Apolonia

Pogradeci 4-1 Korabi

Skënderbeu 2-0 Lushnja

Renditja:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 4 Mars, 21:56

    Mendoni se ndryshimet në Ekzekutiv do përmirësojnë qeverisjen e vendit?