Superliga shqiptare e futbollit mbylli këtë të shtunë raundin e 17-të. Bylisi siguroi tri pikë duke mposhtur 3-2 AF Elbasanin, ndërsa Tirana dhe Vllaznia barazuan 1-1 në 'Klasiken' e futbollit shqiptar.
Në "Adush Muça" të Ballshit, Bylisi u rikthye te fitorja pas gjashtë javësh dhe këtë e bëri duke mposhtur 3-2 AF Elbasanin. Ndeshja dhuroi emocione dhe gola spektakolarë. Ibrahim Mustapha shënoi tripletë për Bylisin duke qenë heroi i vendasve. Supergoli i Loukili dhe goli i Tsague nuk i mjaftuan miqve të Gvozdenovic. Në fund Bylisi e mbylli ndeshjen me dhjetë lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Camara.
Në "Selman Stërmasi", Tirana barazoi 1-1 kundër Vllaznisë. 'Klasikja' e futbollit shqiptar pa dy skuadra në krizë dhe dy gola me 11 metërsh. Ishte Tirana që kaloi fillimisht në epërsi me golin e Rafa Freitas pas pesë minutave lojë, ndërsa po nga penalltia barazoi Bekim Balaj në minutën e 26-të. Kapiteni i shkodranëve kishte mundësinë që t'i jepte tri pikë të tijve, por gaboi një tjetër 11 metërsh në fundin e pjesës së parë.
Pas javës së 17-të është Egnatia me 34 pikë që mban kreun, ndjekur nga AF Elbasani, Dinamo dhe Vllaznia.
Superliga, raundi i 17-të:
E premte, 19 dhjetor 2025
16:30 Dinamo 2-1 Vora
16:30 Egnatia 2-1 Partizani
19:30 Flamurtari 2-2 Teuta
E shtunë, 20 dhjetor 2025
13:30 Bylis 3-2 AF Elbasani
13:30 Tirana 1-1 Vllaznia
Renditja:
Komente










