Renditja/ Vllaznia mposht 3-1 Tiranën në 'Klasike', bardheblutë jashtë 'Final-Four'! Teuta fiton 3-0 kundër Erzenit

Renditja/ Vllaznia mposht 3-1 Tiranën në 'Klasike', bardheblutë jashtë 'Final-Four'! Teuta fiton 3-0 kundër Erzenit

Festa e Teutës dhe Vllaznisë

Superliga shqiptare e futbollit mbylli javën e 26-të. Këtë të shtunë u zhvilluan dy ndeshjet e fundit, me "Klasiken" e Shkodrës që foli për vendasit. Vllaznia fitoi 3-1 kundër Tiranës dhe nxjerr bardheblutë jashtë zonës "Final-Four". Në Durrës derbi u fitua nga vendasit, me Teutën që mposhti 3-0 Erzenin.

Në "Loro Boriçi", Vllaznia vijoi formën e mirë dhe mposhti 3-1 Tiranën. Mes 9 mijë të pranishmëve në stadium, klubi e ktheu këtë duel në një festë. Para ndeshjes ekipi vendas u shoqërua në impiant me kuaj, teksa në stadium filloi koncerti. "Simfonia" vijoi edhe me djemtë e Qatip Osmanit që iu imponuan 26 herë kampionëve të vendit. Shkodranët shënuan dy herë në pjesën e parë me Juric dhe Balaj, teksa sërish kapiteni "Bekoi" vendasit me golin e tretë nga penalltia në të 80 minutë. Në të 77 minutë Diar Nikqi shkurtoi shifat momentalisht. Tanimë Vllaznia ndjek Egnatian kryesuese me katër pikë më pak.

Në "Niko Dovana" të Durrësit, Teuta fitoi 3-0 kundër Erzenit. Lloci dhe Beqja shënuan në pjesën e parë, ndërsa Daci "vulosi" tri pikët për djemtë e Martinit në derbi. Teuta siguron fitoren e tretë në pesë ndeshjet e fundit dhe me 28 pikë kalon Erzenin dhe siguron vendin e tetë.

Superliga, java 26-të:

E premte, 1 mars 2024

13:30

Laçi 0-1 Skënderbeu (Ardit Nikaj 90')

Egnatia 1-1 Dinamo (Zejnullai 50' / Kaçorri 63')

17:00 Partizani 3-0 Kukësi

E shtunë, 2 mars:

17:00

Vllaznia 3-1 Tirana

Teuta 3-0 Erzeni

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:36
U mundën 3-1 nga Vllaznia, Erbim Fagu: Kundërshtari s'na dominoi, e pësuam nga gabimet tona


Tirana humbi 3-1 në udhëtim me Vllazninë, duel i vlefshëm për raundin e 26-të në Superligë. Pas ndeshjes për mediet foli trajneri i bardhebluve, Erbim Fagu. 36-vjeçari tha se ndeshja nuk u dominua nga rivalët, por u humb për gabime të të besuarve të tij. Me këtë disfatë Tirana është jashtë "Final Four", vend që të dërgon në zonën e "luftës" për titullin kampion.

"Më vjen keq për këtë ndeshje. Po të mos bënim disa gabime individuale mund të mos e humbnim ndeshjen. Të përqendrohemi te ndeshja e Kupës. Çdo rast i Vllaznisë vinte nga një gabim individual i joni. Për këtë më vjen keq. Vllaznia nuk na dominoi.

Futbolli është lojë gabimesh. Skuadra që bën më pak gabime fiton ndeshjen. Në të ardhmen duhet t’i rregullojmë. Janë lojtarë me kualitet. Është çështje besimi, lojtarët duhet të kenë më tepër vetëbesim. Kampionati ka ende ndeshje. E rëndësishme është të rikthehemi si kjo Tirana e pjesës së dytë", tha Fagu.

Ora 19:26
'E dominuam Tiranën', Qatip Osmani: Do Zoti s'na mund asnjë ekip


Vllaznia fitoi 3-1 kundër Tiranën në "Klasiken" e futbollit shqiptar. Tanimë shkodranët janë katër pikë pas kryesuesve të Egnatias. Pas ndeshjes për mediet foli trajneri i vendasve. Qatip Osmani tha se kanë dominuar kundërshtarin, ndërsa ceku edhe tifozët në stadium.

"Duhet të prekim publikun, na ka përkrahur për 90 minuta. Çdo fitore është e mirë, por kjo kundër një ekipi siç është Tirana ka një vlerë të veçantë. Pjesa e parë ishte shumë e mirë.

Një pjesë luftarake, ku dominuam edhe në lojën 1 me 1. Në pjesën e dytë u pozicionuam pak tepër. Kundërshtari ndërroi sistemin e lojës. Megjithatë nuk na rrezikuan, përveç disa momenteve.

Edhe në pushim e përmendëm rezultatin. Gjatë lojës do vijnë edhe momentet e rrezikshme. Do përforconim edhe mesin e fushës, edhe sulmin. Ne, jo vetëm gjatë kësaj loje, por edhe më parë, mundohemi ta menaxhojmë mirë euforinë. E përsëris, kemi edhe 10 ndeshje. Duhet të jemi të kujdesshëm. Kush do të na mundë ne? Do Zoti asnjë", tha Qatip Osmani.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Konventa e PL-së, zbardhet agjenda, ndryshimet në statut dhe vota për Presidentin dhe zv.presidentin

Konventa e PL-së, zbardhet agjenda, ndryshimet në statut dhe vota për Presidentin dhe zv.presidentin