Ndienja e fortë e hakmarrjes te Barcelona nuk ka mjaftuar përballë një Bayern-i monstruoz. Gjermanët ia dolën të mposhtin sërish katalanasit edhe në sezonin e ri, por këtë herë me rezultatin e pastër 2-0, në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë në grupe. Edhe pse Barcelona pati një sërë rastesh në pjesën e parë, në të dytën Bayern zhbllokoi fillimisht Lucas Hernandez, ndërsa më pas Sane vrau shpresat e miqve. Pa fat edhe Lewandowski që e kishte të vështirë përballjen me ish-skuadrën, ndërsa bilanci mes dy skuadrave thellohet akoma më shumë në favor të Bayern-it.
Në ndeshjen tjetër të grupit Inter bëri detyrën në transfertën çeke të Plzen. Zikaltërit fituan 0-2 pasi realizuan Dzeko dhe Dumfries, ndërsa në minutat e fundit debutoi në Champions League edhe shqiptari Kristjan Asllani.
Ndërkohë në grupin A Liverpool mori 3 pikët e para me ‘zemër në dorë’, pasi mposhti 2-1 Ajax falë golit të Matip në minutën e 89. Sfida tjetër e këtij grupi mes Rengers dhe Napolit luhet mbrëmjen e sotme.
Në grupin B Bayern Leverkusen bëri suprizën e mbrëmjes duke fituar 2-0 kundër Atletico Madrid, ndërsa Club Brugge shokoi Porto-n në Portugali, pasi e shkatërroi 0-4. Sakaq në dy takimet e tjera të së martës Sporting likuidoi 2-0 Tottenham-in e Antonio Conte-s për llogari të grupit D dhe Marseille u mposht 0-1 nga Frankfurt në Francë.
ajax.jpg" style="height:400px; width:720px" />
Fitore me zemër në dorë! Liverpool-i iu fal një goli në minutat e fundit, për të arritur triumfin dramatik ndaj Ajaksit me rezultatin 2-1. Pjesa e parë përfundoi në barazim 1-1, teksa Salah hapi serinë e golave në minutën e 17-të, ndërkohë që Kudus, barazoi shifrat për miqtë holandezë në të 27-tën.
Për të bërë heroin mbrëmjen e sotme mendoi mbrojtësi Matip, që në minutën e 89-të, shënoi golin e fitores, duke shpëtuar kështu trajnerin Klop, që ishte në pozita të vështira për shkak të rezultateve aspak pozitive të regjistruara në javët e fundit. Kjo ishte fitorja e parë në Champions për këtë sezon për Liverpulin, që bën pjesën në Grupin A së bashku me Napolin dhe Rejnxhërs.
Talenti shqiptar Kristjan Asllani bën debutimin me Interin në Champions League. Shqiptari u aktivizua nga trajneri Inzagi në minutën e 84-t, në ndeshjen kundër Plzen.
Asllani zuri vendin e Brozoviç në fushën e lojës.
Ky debutim tij do të mbahet mend gjatë në memorien e lojtarit, edhe për faktin se Inter fitoi 0-2 Viktoria Plzen falë golave të Dzekos dhe Dumfries.