SHËNGJIN-Sezoni turistik nuk ka nisur aspak mirë! Vetëm pak ditë pasi është bërë zyrtare çelja e sezonit, bilanci i pushuesve të mbytur është tragjik.

Mësohet se ditën e sotme, një 18-vjeçar ka humbur kontaktet me familjen dhe dyshimet e para janë se ai është mbytur në plazhin  e Shëngjinit, tek ‘Rana e Hedhur”. Bëhet fjalë për 18-vjeçarin e identifikuar me inicialet E.M.,18 vjeç nga Kruja. Në vendngjarje janë angazhuar shërbimet e Policisë në DVP Lezhë,Policia Kufitare si dhe Polumbarë të RENEA-s.

Më herët, në Durrës u raportua i mbytur një 31-vjeçar, e ndërsa në Velipojë janë shpëtuar tre persona.