Tre persona rrezikuan mbytjen në Velipojë mesditën e sotme, ndërsa u shpëtuan falë ndërhyrjes së shpejtë të pushuesve. Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja thotë se në Velipojë mungojnë rojet bregdetare.

Sezoni ka nisur por siguria mungon. Theksojmë që këtë sezon turistik, në këtë muaj kanë humbur jetën në plazh tre të moshuar, dy në Vlorë dhe një në Durrës, si pasojë e atakut kardiak.

 

Ora 13:20
Rrezikuan mbytjen në det, pushuesit shpëtojnë tre persona në Velipojë, mungojnë rojet (FOTO)