Kryeministri i Britanisë Boris Johnson, i infektuar me koronavirus, ka pësuar një përkeqësim të gjendjes shëndetësore duke bërë që mjekët ta shtrojnë menjëherë në terapi intensive.
Pas zbulimit se ishte pozitiv me COVID-19, Johnson ishte i karantinuar në shtëpinë e tij, por mbrëmjen e djeshme u shtrua në spital pasi kishte nevojë për oksigjen. Ditën e sotme simptomat e tij janë përkeqësuar duke bërë që të shtrohet menjëherë në terapi intensive.
Kryeministri Johnson i ka kërkuar Ministrit të Jashtëm, Dominic Raab të kryejë detyrat e tij "aty ku është e nevojshme", tha një zëdhënës i Downing Street.
Kryeministri, 55 vjeç, u shtrua të dielën në Spitalin St Thomas në Londër me këshillën e ekipit të tij mjekësor dhe po merr kujdesin e duhur.
"Gjatë kësaj pasdite, gjendja e kryeministrit është përkeqësuar dhe, me këshillën e ekipit të tij mjekësor, ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv në spital", tha zëdhënësi.
Në Angli janë 51 608 raste pozitive me COVID-19 në të gjithë vendin, kanë humbur jetën 5 373 persona dhe deri tani vetëm 135 pacientë janë shëruar.

Ish- Përfaqësuesja e Lartë e BE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini ka dhënë një mesazh drejtuar kryeministrit britanik Boris Johnson, pasi ky i fundit iu nënshtrua terapisë intensive për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore nga COVID-19.
“Boris Johnson bëhu mirë shpejt! Dhe do të rikthehemi të flasim për bukuritë e Italisë (dhe gjithashtu për të gjitha gjërat e tjera për të cilat nuk biem dakord .....)”, shkruan Mogherini në një postim në Twitter.
-
Mbahu Boris se ke qene edhe ne Eton mor burre. Nuk pyet klasa sunduese per nje grip... apo pyet?
Përgjigju -
Duhet te behet shembull. -ky ishte ai qe tha “Nuk do e luftojme, do fitojme imunitet”,
Përgjigju -
E kuptoni o njerez pse e ka marre frika kete tonin? Ashtu si puna e idiot Saliut, edhe ky ka frike mos e ze korona e na shkon prapa diellit. Ndaj dhe berret e cirret si majmun.
Përgjigju -
Normal qe ky do e hante nga lideret se doli kunder rrymes e para, dhe e dyta ne dejet e tij rrjedh gjak turku, stergjyshi gjyshi nga babai jane turq
Përgjigju-
Po kjo e dyta clidhje kishte vk injoranca ka mbytur vendin.
-
Ja foli raca e paster ariane!
-
Akoma ka idiotë që e lidhin virusin me gjakun!
-







Komente
Komento