GREQI- Presioni i pandemisë dhe numri i infektimeve po rriten çdo ditë e më shumë në vendin fqinj, Greqinë, këtë fundvit.

Në 24 orët e fundit 72 persona kanë humbur betejën me jetën, ndërsa janë regjistruar 35.580 raste të reja me COVID-19.

Në spital aktualisht janë të shtruar 636 pacientë të infektuar, ku 540 prej tyre janë të pavaksinuar, ose pjesërisht të vaksinuar.

Numri i infektimeve ka shkuar  1.170.293, ndërsa ai i viktimave është  15.713 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e fundit.

Situata ne vend është mjaft e rënduar, kjo edhe për shkak të shfaqjes së varianteve të reja të cilat janë shfaqur së fundmi, delta dhe Omicron.