1767858192_novosele.jpg

Si pasojë e rritjes së nivelit të ujit, situata në Novoselë po rëndohet, duke sjellë rrezik për banorët e zonës dhe pronat që ata kanë.

Përmes një njoftimi, Bashkia e Vlorës thotë se janë angazhuar të gjitha kapacitetet e nevojshme në terren dhe ndodhen në gatishmëri të plotë për të asistuar banorët, si në rast nevoje për evakuim, ashtu edhe për marrjen e masave të duhura për shpëtimin dhe sigurinë e bagëtive.

Bashkia u bën thirrje banorëve të ndjekin me përpikëri udhëzimet e strukturave në terren dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara, deri në normalizimin e situatës.


Lajmi kryesor:

Moti i keq/ Viktima e parë, 54-vjeçari humb jetën në Durrës! Evakuime në Katund të Ri, Sukth dhe 3 fshatra të Fierit e Vlorës (VIDEO)