Me urdhër të SPAK, RENEA rrethon për disa orë Niklën! Kontrollohen 7 shtëpi të të 'fortëve' të përfshirë në ngjarje kriminale! Policia: Kemi gjetur prova (EMRAT)

Forcat RENEA kanë zhvilluar një aksion blic gjatë natës së kaluar në Nikël të Fushë-Krujës, në kërkim të provave për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale të pazbardhura deri më tani.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema raporton se ka qenë SPAK që ka urdhëruar forcat e policisë për këto kontrolle.

Banesat e kontrolluara janë të emrave të njohur për autoritet. Forcat RENEA kanë kontrolluar banesat e Durim Bamit, Valter Bamit, Bedri Hakës, Marklen Hakës, Gentjan Koçit, Ylli Çangut dhe Ervin Kodrës. Burimet për Report Tv bëjnë me dije se nga të gjithë të sipërpërmendurit vetëm Valter Bami është gjetur në shtëpi

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit të banesave janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që do t’i shërbejnë hetimeve. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:45
 SKEDA/ Kush janë disa nga të “fortët” e Niklës që RENEA iu 'prishi gjumin' natën e kaluar

1604912806_5fa3ceec027e2DurimBami.jpg

Mbrëmjen e kaluar RENEA ka kryer kontrolle në 7 banesave, në të cilat ka gjetur prova për hetime të pasbardhura ende. Të gjitha banesat e kontrolluara kanë qenë të personave që konsiderohet nga policia si individë me precedent penal

Ndër to Flamur Haka, Durim Bami dhe Ylli Cangu, që janë emra të njohur për drejtësinë. Kreu i ‘të fortëve’ të Niklës Flamur Haka në shkurt të 2008 është shpallur fajtor nga gjykata e Krimeve të Rënda me 16 vite burgim.

Por këtë dënim Haka e ka shlyer, ku herë pas herë ka fituar ulje dënimi dhe më pas në nëntor 2014 gjyqtarja e Krujës Nazmie Pingili, ka urdhëruar lirimin e tij me kusht. Flamur Haka është dënuar për vrasje me paramendim për hakmarrje e mbetur në tentative dhe për armëmbajtje pa leje. Haka tentoi të vrasë Bledar Ulliri, por pavarisht se u dënua me 16 vite burg, gjyqtarja Nazmier Pingili e liroi pas 6 vitesh duke I ulur me 10 vite dënimin.

Ndërkohë Durim Bami nga Kruja është një tjetër emër i njohur nga drejtësia, por sidomos nga publiku dhe politika shqiptare. Ai ka qenë dënuar më parë për vjedhje me armë. Bami është i njohur për atentatin e pretenduar nga Tom Doshi. Për këtë atentat të pretenduar në dyert e Prokurorisë përfunduan të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit. Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami u akuzuan për kallëzim të rremë për çështjen e atentatit të pretenduar ndaj Tom Doshit dhe deputetit të PD, Mhill Fufi. Doshi akuzoi në 2015-ën ish-kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, se kishte porositur një atentat për ta ekzekutuar përmes Durim Bamit, kundrejt pagesës 500 mijë euro.

Valter Bami është vëllai i Durim Bamit, një nga personazhet që ka trazuar politikën shqiptare në 2 vitet e fundit, për atentatin e supozuar ndaj deputetit Tom Doshi.Ylli Çangu, Valter Bami, Skënder Leza, Markelen Haka dhe Lutfi Haka, u ndaluan nga policia në aksionin e disa ditëve më parë në Nikël. 

Ylli Çangu, kunati i Durim Bamit gjithashtu është një emër i njohur. Ai është dënuar më parë. Çangu në të kaluarën ka qenë i hetuar për disa ngjarje kriminale. Ai dyshohet të jetë autor në disa raste të vënies së tritolit, në gjobëvënie por edhe rrëmbime personash.

Ora 12:26
Dalin pamjet/ RENEA 'rrethon', video nga operacioni në shtëpitë e të 'fortëve' të Niklës

1611314466_Sequence03.00003320.Still019.jpg

Policia ka shpërndarë pamje nga aksioni i zhvilluar mbrëmë nga RENEAS në Nikël të Fushë-Krujës.

Në video duken forcat e policisë që kontrollojnë shtëpitë e të 'fortëve' të dyshuar për grup të strukturuar kriminal.

Ora 12:19
Aksioni blic në Nikël, policia jep detaje: Na urdhëroi SPAK, u gjetën prova të vlefshme për hetimin ndaj një grupi kriminal

Në aksionin e RENEAS në Nikël të Fushë-Krujës janë gjetur prova të vlefshme për hetimet ndaj një grupi të strukturuar kriminal.

Ky është detaji që kanë dhënë uniformat blu në njoftimin për operacionin blic e natës së kaluar.

"Kontrolle në funksion të procedimit penal të ndjekur nga SPAK-u ndaj një grupi të strukturuar kriminal. Kontrollet për sigurimin e provave që do t’i shërbejnë hetimit, të zhvilluara në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në operacionin e kontrollit të banesave në Nikël, Krujë, janë përfshirë Drejtoria Hetimore Qendrore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Forcat Speciale Renea, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës e Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

Gjatë operacionit të kontrollit, ku përdorën edhe dronë, janë zhvilluar kontrolle në 7 banesa, konkretisht: Në banesat e shtetasve: Durim Bami, Valter Bami, Bedri Haka, Marklen Haka, Gentjan Koçi, Ylli Çangu dhe Ervin Kodra.

Gjatë kontrollit të banesave janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që do t’i shërbejnë hetimit në interes të procedimit penal", thuhet në njoftimin e policisë.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scutari: 22/01/2021 18:56

    Gjithe ai operacion dhe nuk gjejne nje pistolete??! Ju a kane dekonspiruar....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat