'Gjunjëzohet' Nikla e tritolit, si u kap brenda vilës së tij 'i forti' Ylli Cangu (VIDEO-FOTO)

Nikla e ‘tritolit’ është rrethuar sot nga blindat e policisë. Të fortët që jetonin këtu janë zënë mat në vilat e tyre, pasi siç mëson Report Tv, policia kishte informacione se ata mund të arratiseshin nga Shqipëria.

Shqiptarja.com dhe Report Tv kanë zbardhur të shkuarën kriminale të Durim Bamit, njeriut që trazoi politikën shqiptare dhe Flamur Hakës që njihet ndryshe edhe si Tuku, apo koka e bandës së Niklës, i dënuar edhe me 16 vite bug për disa ngjarje kriminale.

Por ndërsa orët kalojnë mësohet se këta dy persona, me ndihmën e vëllait të Durim Bamit, Valter Bami, kunatit të tyre Ylli Cungu dhe Bedri Hakës kishin krijuar një grup të strukturuar kriminal që vepronte kryesisht në zonën e Fushë-Krujës.

Të njëjtat burime saktësojnë se me t'u fikur dritat në Nikël është arrestuar brenda banesës së tij edhe Ylli Cangu.

VIDEO/Vila e Ylli Cangut

Cangu në të kaluarën ka qenë i hetuar për disa ngjarje kriminale. Ai dyshohet të jetë autor në disa raste të vënies së tritolit, në gjobëvënie por edhe rrëmbime personash.

Vila e Ylli Cangut

Nikla e ‘tritolit’ u rrethua sot nga blindat e policisë. Fshati ku bënin ligjin ‘të fortët’ është gjunjëzuar që në orët e para të mëngjesit falë një operacioni të mirëorganizuar të forcave speciale, FNSH-së dhe RENEA-s, falë të cilit janë shoqëruar 11 persona, gjashtë prej të cilëve emra të njohura për policinë si pjesëmarrës në disa ngjarje kriminale, që nga gjobëvënia, vjedhjet e atentatet me tritol. Vilat e të fortëve kanë qenë shënjestra e kontrollit policor në kuadër të operacionit “Forcva e Ligjit”, pjesë e të cilit në terren është bërë edhe vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Për t’i kapur mat brenda banesave policia ka përdorur një truk të vogël, duke lënë Niklën në errësirë totale, pasi kishte pikasur vilat ku do të ndërhyhej. REPORT TV siguroi i pari pamjet ekskluzive të momentit të shoqërimit të njëmbëdhjetë personave në fshatin Nikël të Krujës, ndërsa policia do i dërgojë në Tiranë.  Në operacion morën pjesë mbi 20 mjetë të forcave speciale në aksion, autoblinda dhe furgona të FNSH dhe RENEA.

Nga operacioni 11 persona u shoqëruan, ndërsa burimet thonë se për 2 prej tyre ka urdhër arresti, Durim Bamin dhe Flamur Hakën në kuadër të operacinit "Forca e Ligjit". Ndërsa të shoqëruar janë Marenglen Haka (nipi i Flamur Hakës), Lufti Haka (babai i Marenglen Hakës),Bedri Haka, Valter Bami dhe Ylli Cangu (kunati i Durim e Valter Bamit). 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sali: 12/09/2018 14:50

    CUDI SHUMICA TROPOJANE

    Përgjigju
  • Albani: 12/09/2018 14:13

    Njerez te dobet Burg le te kalben plehrat!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim