Efektivë të RENEA-s në Elbasan kanë ushtruar dhjetëra kontrolle në biznese, automjete dhe banesa, pasi kishte të dhëna se qëndronin elementë kriminalë.
Kontrolli ka nisur në orët e pasdites së djeshme, për të vijuar deri në orët e vona të natës, ku janë bllokuar plot 15 makina luksoze të llojeve të ndryshme.
Policia e Elbasanit ka konfirmuar se mbrëmjen e djeshme janë bërë 171 kontrolle të mjeteve luksoze, nga të cilat janë shoqëruar në Komisariat, për verifikim; kanë kontrolluar 285 persona, 30 nga të cilët janë shoqëruar në Komisariatet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Gjithashtu janë kontrolluar 9 ambiente të ndryshme, në të cilat nuk u konstatuan veprimtari apo sende të kundërligjshme.
I kan lajmeruar pa merak.
Përgjigju