RENEA kontrolle me helikopter në malet e Pukës për drogë, zbulohet një parcelë me kanabis! Efektivët zbresin me litar në terren

RENEA kaq zhvilluar kontrolle dhe monitorim nga ajri me helikopter në malet e Pukës për të zbuluar parcelat e mbjella me drogë. Gjatë monitorimi është zbuluar një parcelë me kanabis në një terren tepër të vështirë në zonën e Gjegjanit të rrethit Pukë.

Me identifikimin e parcelës, policia nisi operacionin e koduar  "Qafa e Helmit”. Për shkak të terrenit malor të thepisur dhe të pyllëzuar, forcave RENEA u është dashur që të zbresin në zonë me litra nga helikopteri dhe më pas të kalojnë rrugë tepër të vështira për të çarë shkurret duke vënë në rrezik edhe jetën e tyre.

Në parcelën e zbuluar, ishin kultivuar bimët kanabis në tokë dhe në kubikë. Pas asgjësimit të parcelës policia vijon veprimet për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • zjarr: 05/08/2021 21:56

    po kereni ta djege zjarri dhe ate ... vec na thoni kur te bjere qe te shkojme ta shuajme ...

    Përgjigju
  • Shteti: 05/08/2021 19:00

    Paska akoma helikopter shteti ??? Se sikur than qe nji tfunit kena

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sanchez mund të japë dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë

Sanchez mund të japë dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë