Eksperti i ekonomisë Eduard Gjokutaj ka folur në Report Tv për rënien e euros, ndërsa komentoi edhe deklaratën e ministres Delina Ibrahimaj e cila tha se borxhi publik është ulur falë rënies së euros.

Në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, eksperti i ekonomisë tha se Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave duhet të ndërhyjnë të gjendur përballë kësaj situate, ku euro ka shënuar rënie shumë të madhe.

“Ajo që duhet të ndërhyjë Ministria e Financave është që në radhë të parë, institucionet që ka në varësi duhet të shpjegojnë përse ka një ofertë të madhe të euros në dallim nga vite e tjera dhe periudhat  e mëparshme. Dhe nga ana tjetër ca po bëjnë institucionet të cilët janë aty për të frenuar hyrjet e parave që nuk shpjegohen as nga aktivitete ekonomike, as nga investimet e huaja por as edhe nga burime që mund të konsiderohen nga turizmi.

Pasi në llogaritë që kemi bërë, paratë nga turizmi ashtu siç hyjnë edhe dalin pasi shqiptarët harxhojnë më shumë se ca harxhojnë turistët e huaj këtu. Investimet e huaja kanë një njollë në vitin 2022, rreth 35% e tyre vijnë nga kompani offshore.

Banka ka rritur normën e interesit, kjo munde të frenojë kreditimin ekonomik që ndikon edhe në furnizimin me para. Banka duhet të alternojë gjithë ca ka politika aktuale e masave anti-inflacion me ministrinë e financave në mënyrë që të sistemojnë balancën e qarkullimit të parasë në treg. Banka e Shqipërisë nuk mund të bëjë ndërhyrje tej atyre që ka bërë, por mundet që në pjesën e komunikimet me institucionet e ministrisë të jenë vigjilente në asketin”, tha Gjokutaj.

Gjokutaj thotë se duhet ndërhyrë pasi nuk është qëllimi vetëm që të rregullohet bilanci i buxhetit të shtetit, por edhe bilanci i bizneseve. Ai thekson se nga rënia e euros nuk po humbin vetëm bizneset, por edhe qytetarët të cilët mbahen nga remitancat. Ai thotë se për shkak të kësaj situate, i ka zënë paniku dhe vihet re një kërkesë më e madhe në pikat e këmbimit për thyerjen e euros.

“Parë nga ata faktorë që ndikojnë në rënien e euros është e vërtet që duhet një ndërhyje pasi nuk mjafton që të rregullohet vetëm bilanci i buxhetit të shtetit, por më së pari të gjithë ekonomitë e vendeve të ndryshme rregullojnë bilancin e bizneseve dhe të qytetarëve të tyre. Nuk po humbin vetëm biznesit, por edhe ata qytetarë që mbahen me remitanca, mbahen dhe me para të tjera që i kanë të ruajtura ndër vite me euro tani ndihen të zhvlerësuar dhe ka nxitur panik pasi shikohet që ka një thyeje masive në pikat e këmbimit. Kemi goxha thyerje të eurove për shkak se paniku pa hapet në masë të madhe.