Aksi rrugor Vlorë –Orikum u bllokua një ditë më parë për shkak se një pjesë e shkëmbit u shkëput dhe bllokoi qarkullimin e automjeteve.  

Gurët zunë poshtë një automjet por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. 

Shembja e këtij masivi shkëmbor është komentuar nga ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika. Përmes në postimi në Facebook, Gjika ironizon vlonjatët duke shkruar se "masivët shkëmborë i bllokuan rrugën vlonjatëve për në plazh duke i vonuar kësisoj orarin e llafeve, thashethemeve dhe përgojimeve".

Madje Shpëtim Gjika shkon më tutje kur shprehet se kjo e shtunë ishte një ditë e vërtetë pushimi, pasi i hoqi nga “goja” vlonjatëve “punën” e tyre të përditshme... “llafet për njëri tjetrin”

Statusi i Shpëtim Gjikës:
"Të marrsha të keqen o gur !

Si me porosi e bëre sot !

Na bllokove ne vlonjatëve në plazh !

Po shumë mirë na e bëre o gur !

Jo po tërë tangërllëk ne vlonjatët, vijmë në plazh në orën 10 e duam të ikim në orën 13 !

Duam ne të ikim, se medemek aty e kemi plazhin dhe nesër !

Duam të ikim se mbaron orari i llafeve, i thashethemeve, i përgojimeve !

Mos o zot të mungojmë në këtë aktivitet !

Këtu nuk falen mungesat, se po mungove e hëngre, ta futën !

Plazhi aty është dhe nesër !

Sot do merren te gjithë me gurin, shpëtuan njerëzit !

Rrofsh o gur !

Sot na fale një ditë pushimi prej vërteti !

Tani te hoqën o gur, por ti do kujtohesh gjate në mendjet dhe zemrat tona !

Monument do të bëjme o gur, që me prezencën tënde të pa dëshiruar, i dhe Vlorës dhe ne vlonjatëve një dite pa llafe për shoshoqin !

PS: të na falin pushuesit për një ditë të vetme, në të cilën menduam vetëm për veten tonë"!


shpetim gjika
(Postimi i Shpëtim Gjikës në Facebook)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com