Renzi në Tiranë, hiqet taksa
e transportit të mallrave në ItaliVideo/Batutat mes Ramës e Reznit

Renzi në Tiranë, hiqet taksa<br />e transportit të mallrave në ItaliVideo/Batutat mes Ramës e Reznit
TIRANE - Vizita e kryeministrit Italian Mateo Renzi në Tiranë përveç takimeve të rëndësishme me krerët më të lartë të politikës, si kryeministri Edi Rama, kryetari i parlamentit Ilir Meta dhe presidenti Bujar Nishani, u konkretizua në marrëveshje të rëndësishme.

Ndër pikat më kryesore janë fillimi i negociatave për njohjen e pensioneve për shtetasit shqiptarë që jetojnë në Itali dhe ata italianë që jetojnë në Shqipëri. Po ashtu reduktohet në nivele normale taksa e transporteve të mallrave Italisë, një taksë e vjetër që rëndonte eksportuesit dhe që ishte vendosur që në vitet ‘50. 

Kryeministri italian Renzi gjatë konferencës së përbashkët për shtyp njoftoi mbajtjen e Samitit të parë Itali-Serbi-Shqipëri, i cili do të mbahet më 23 janar në Romë. Në këtë Samit, pritet të mbahet edhe takimi i tretë Rama-Vuçiç. Megjithatë nuk ka detaje për këtë Samit, që ka ardhur si një ide nga ish-Ministrja e Jashtme italiane Federica Mogherini, ku në fokus është rritja e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Serbisë, në aspektin ekonomik dhe atë politik.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Vitet ikin, klasi mbetet! Zidane zbret në fushë në moshën 52-vjeçare dhe dhuron spektakël

VIDEO/ Vitet ikin, klasi mbetet! Zidane zbret në fushë në moshën 52-vjeçare dhe dhuron spektakël