ITALI- «Distancohem totalisht nga ajo diplomë universiteti. Nuk kam qenë kurrë në Shqiperi, nuk di te flas shqip, nuk mburrem për tituj akademik dhe nuk kam qenë në dijeni të atij dokumenti që daton në vitin 2010». Ky është reagimi i parë i Renzo Bossi për cështjen që e prek ate direkt, diploma e përfituar prej tij nga universiteti Kristal në Shqipëri, diplomë e gjetur në kasafortën e babait te tij. «Jemi në vitin 2012 dhe vetëm sot unë vihem në dijeni të këtij fakti në dukje Renzo Bossi.

Mbi diplomën e përfituar nga Renzo Bossi në Shqipëri, e gjeturë mes dokumentave që janë sekuestruar nga gjykata që heton çështjen është kryer një tjetër vezhgim, data e lindjes së Renzo Bossit është gabim. Djali i Umberto Bossi reagon duke thënë se nuk ka folur deri tani, sepse besonte në hetimet dhe se duhet ti pergjigjeshe vetëm atyre, por se ndjehet i detyruar që të dal publikisht kundër vetes së tij për ti thënë Stop medias dhe kësaj fushate masakruese sic e cilëson vetë ai.

«Kam parë dhe dëgjuar shumë persona që më akuzojnë padrejtësisht vetëm për të më perdorur si një arme kundër babait tim, për ta trembur atë dhe për ta bindur që të mos rikandidojë më », ka shtuar Renzo Bossi. «Kërkoj të lihem i qetë,duke qenë se jam tërhequr nga cdo detyrim politik,duke lënë edhe Legën të lirë që të ecë përpara me projektet e saj politike»- ka përfunduar reagimet e tij djali i Umberto Bossit.

(ob/shqiptarja.com)