Reparti ushtarak i kthyer në banesë
kthehet në rrezik për familjen krutane

Reparti ushtarak i kthyer në banesë<br />kthehet në rrezik për familjen krutane
Ka qenë një repart ushtarak dhe prej vitesh shfrytëzohej si banesë, por tashmë amortizimi i godinës po vë në rrezik familjen 3-anëtarëshe në Derven të Krujës.
 
Kjo është historia e familjes së Flamur Murrjes e cila prej vitesh vijon ti kërkojë ndihmë institucioneve shtetërore, por sot ka zgjedhur mikrofonin e Report Tv për të bërë apelin e fundit.
 
Siç tregojnë edhe vetë anëtarët e familjes, godina ka pësuar çarje të shumta nga themeli deri në çati, çka i ka detyruar ata që të flenë në oborrin e godinës për t’i shpëtuar zënies poshtë nga muret.

Kam hallin e fëmijës, pasi nga momenti në moment mund të bjerë. Kemi dy-tre javë që flemë jashtë, pasi tullat bien çdo natë” thotë kryefamiljari.
 
Ndërkohë që gruaja e tij shprehet, ‘Ju lutem të gjithëve që të na ndihmojnë, pasi jemi në një situatë shumë të rëndë. Flemë çdo natë jashtë godinës”.
 

Familja përbëhet nga 3 persona, burri, gruaja dhe një fëmijë i vogël, ku kryefamiljari nuk ka një vend pune, por e mban familjen e tij nga ndonjë punë fizike që mund të gjejë.
 
Ata nuk kane asnjë mundësi për të rregulluar banesën dhe i drejtohen shtetit për ndihmë, pasi aty jetojnë që nga viti i largët 1992.
 
Para disa kohësh Flamuri i është drejtuar kryetarit të bashkisë Krujë Artur Bushi, por siç ai thotë deri tani nuk ka marrë asnjë ndihmë.

familja ne varferi murrjes

familja ne varferi murrjes

familja ne varferi murrjes

familja ne varferi murrjes

familja ne varferi murrjes

familja ne varferi murrjes

familja ne varferi murrjes

familja ne varferi murrjes

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Amerikanët zgjedhin sot mes Kamala Harris dhe Donald Trump

Amerikanët zgjedhin sot mes Kamala Harris dhe Donald Trump