Nxitur nga zjarri që përpiu një pallat të tërë në kompleksin ‘Arlis’ në Tiranë, deputeti demokrat Saimir Korreshi ngriti shqetësim për gjendjen e shërbimeve zjarrfikëse në vend dhe mungesën e investimeve në një sektor jetik për sigurinë e qytetarëve.
Përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, Korreshi denoncoi kushtet e degraduara të repartit zjarrfikës në Lushnjë dhe hodhi dyshime të forta për gatishmërinë dhe kapacitetet reale të kësaj njësie për përballimin e emergjencave.
Pamjet tregojnë një godinë të amortizuar, me mure të dëmtuara dhe infrastrukturë të lënë pas dore ndërsa mjetet dhe pajisjet janë të vjetruara dhe krejtësisht jashtë funksionit.
Sipas Korreshit, situata e paraqitur ngre pikëpyetje serioze mbi standardet dhe kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse.
Komente










