Reperi Gold Ag: “Me Norën na
lidhi dashuria pa interes”

Reperi Gold Ag: “Me Norën na <br />lidhi dashuria pa interes”
Dy këngëtarët nga Kosova reperi Gold Ag dhe këngëtarja Nora Muçaj, e njohur nga të gjithë si motra e aktores së njohur Arta Muçaj, u shfaqën së bashku.

Si zakonisht pas këtij dueti menjëherë lindën dyshimet se mes tyre ka nisur një dashuri përveç bashkëpunimit. Nuk ishte e udhës të besohet kjo gjë, sepse për të gjithë flitet njëlloj, por në këtë rast e vërteta flet ndryshe.

Është reperi Gold Ag ai i cili e pranon lidhjen me këngëtaren Muçaj. I kontaktuar nga TH&TH, ai tregon për njohjen dhe dashurinë e tij me Norën.

''Jemi njohur si emra por jo personalisht,kemi folur nga larg sa i përket bashkëpunimit që kemi pasur dhe kur ka ardhur ajo këtu, jemi takuar për herë të parë dhe aty ka lindur një simpati më reale sesa prej fotove dhe videove.

 Ajo që na bashkoi ishte dashuria pa hile dhe pa interes por thjesht pëlqim prej zemre. Ka plane të shumta por le të rrjedhin me kohën, e sa i përket lidhjes tonë shpresoj që Zoti të na fal shëndetin dhe me bekimin e tij të jemi më të fortë'', thekson reperi i cili nuk jep ndonjë detaj lidhur me fejesë apo martesë me Norën, ndonëse burime tona të sigurta flasin se kjo është lidhja e tij e parë serioze me një femër.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)