Nëse ka një gjë për të cilën ne shqiptarët jemi krenarë është flamuri ynë kuq e zi, dhe patriotizmin e tregojmë në dy forma: ose duke valëvitur flamurin ose duke bërë simbolin e shqiponjës me duar. Nuk janë të paktë këngëtarët shqiptarë të cilët kanë marrë famë ndërkombëtare dhe janë shumë të kërkuar. Pavarsisht kësaj, ata nuk e harrojnë kurrë origjinën, dhe në shumë koncerte të mëdha, nuk mund të të shpëtojë një detaj, flamuri kuq e zi.
Një prej tyre është Gashi. Ai është pjesë e ‘RCA Records’ dhe ka nxjerr disa këngë që kanë rezultuar të suksesshme. Reperi me origjinë shqiptare, pavarsisht se është larguar para shumë vitesh nga vendlindja, ka valëvitur flamurin kuq e zi përpara miliona personave në një nga koncertet e tij. Reperi i njohur i hitit “Disrespectful” pak muaj më parë lajmëroi se do të ishte pjesë e një ndër festivaleve më të rëndësishme të këngës rep.