Reperi, “Të ka lali shpirt”
më hapi dyert e suksesit
 

Reperi, “Të ka lali shpirt”<br />më hapi dyert e suksesit<br /> 
Silva Gunbardhi dhe Dafi Derti janë bashkuar sërish për të sjell një projekt të ri muzikor.

“Tequila” është videoklipi më i ri i cili po prek suksesin e këtij bashkëpunimi mes dy artistëve.

Në një intervistë për “Shqiptarja.Com” reperi nga dibra Dafi Derti, zbulon përmes këtij rrëfimi pasionin e tij për muzikën, suksesin që pati me këngën “Të ka lali shpirt”, si dhe bashkëpunimin për këngën “Tequila” e cila riktheu sërish në fokus.

Kënga “Tequila” ka ardhur me muzikë të Silvës, teksti është shkruar nga vetë reperi.

Kujtojmë që bashkëpunimi i tyre “Të ka lali shpirt” ishte hit i jashtëzakonshëm në vitin e kaluar dhe deri më tash videoja zyrtare është shikuar mbi 42.5 milionë herë në “YouTube”.

dafi derti

“Tequila” është kënga më e re e cila erdhi si një bashkëpunim me këngëtaren Silva Gunbardhin. Kishit kohë që e mendonit këtë klip?
“Tequila” ka rreth gjashtë muaj që mendohet dhe punohet për të dal përpara publikut të gjerë.
Ajo është punuar në studion e “MAX AUDIO” nga Alandi dhe pjesa tjetër e stafit. Kënga deri më tani është pëlqyer dhe na ka fal sadifaksion.

Mendoni se ky klip ka arritur pritshmërit tuaja maksimale tek fansat?
E mira nuk ka fund! Ky ishte materiali më i mirë që kishim  në studio.
Na pëlqeu shumë që në momentin e parë dhe mbështetja e fansave ka qenë maksimale deri tani.

Prej dy vitesh tashmë po bashkëpunoni me Silvën, ndoshta kënga “Të ka lali shpirt”, ishte eksperienca goditëse e karrierës tuaj në muzikë?
Kënga “Të ka lali shpirt” ishte një nga pikat kulmore të asaj çka bëj unë në muzikë.
Do të vazhdoj të punoj fort për hite të tjera.
Unë jam shumë i ri dhe sapo kam filluar, kështu që surpriza   të tjera do të vijnë.

Si po shkon karriera juaj artistike në këto momente?
Në këto momente jam vazhdimisht i zënë me koncerte dhe projekte për të ardhmen.
Shumë shpejt do të jem pranë fansave dhe me materiale të reja.

Si keni filluar që të merreni me muzikë, se keni treguar se jeni besnik i hip-hopit?
Hip-hopin e kam në gjak, nuk kalon asnjë ditë pa menduar se çfarë mund të bëj për publikun.
Më pëlqen të ec me hapa të ngadaltë, por të sigurt. Këtë e vërtetojnë edhe këngët e mia të cilat kanë marrë miliona klikime.

Fillimet tuaja kanë qenë fokusuar vetëm tek bashkëpunimet, do ta shikojmë Dafin solo si reper apo gjithmonë do të jeni besnik të dueteve?
Bashkëpunimet janë një armë e fuqishme, por janë edhe të vështira pasi duhet të përshtatesh stilit të këngëtarit që mos të ketë përplasje gjatë këngës.
Kam projekte që i përkasin të ardhmes.

Si është vera për ju, jeni të angazhuar nëpër koncerte?
Vera si për gjithë performuesit është e mbushur me angazhime si brenda vendit, kryesisht në zonën bregdetare, ashtu dhe jashtë shqipërisë.

Ku po i kaloni pushimet, pasi në rrjetet sociale shikojmë se rivierën shqiptare nuk e tradhëtoni?
Për momentin nuk jam duke pushuar pasi koha është e limituar.
Ndoshta pas turit të koncerteve, në shtator do ti bëj disa ditë pushime të shpërndara si në rivierën shqiptare ashtu dhe jashtë vendit.
Nuk kam planifikuar asgjë konkrete, çdo gjë do ja lemë kohës.

Veç hip-hopit kemi parë që luani shumë me disa zhanre të muzikës, ndoshta ndërthurja e folkut e bën më atraktive këngën?
Kënga që të ketë sukses duhet të ketë ndërthurje rrymash sepse ndryshe bëhet monotone.
Në këngët e mia, jemi munduar që secili të bëjmë të mirën e asaj rryme që performon dhe kanë rezultuar të suksesshme.
Redaksia Online
(i.n/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

JD Vance hedh votën në Cincinnati: Shpresoj të shkoj mirë për mua dhe Presidentin Trump

JD Vance hedh votën në Cincinnati: Shpresoj të shkoj mirë për mua dhe Presidentin Trump