Për shumë njerëz puna është shumë e rëndësishme dhe harrojnë ndonjëherë që fëmijët kërkojnë vëmendjen e tyre. Sado të vegjël të jenë me gjestet e tyre ata të japin ndonjëherë shumë mësime të mëdha. Një gjë e tillë i ka ndodhur reperit rus Timati. Teksa ky i fundit po kalon disa ditë pushimesh me familjen e tij në një jaht privat në Saint-Tropez, ai rri gjatë gjithë kohës duke folur në telefon.
Këtë gjë e ka vënë re edhe vogëlushja e Timatit 4-vjeçare, e cila e thërriste herë pas herë pasi kishte nëvojë për vëmendjen e të atit. Në një çast Alisa ja merr telefonin dhe ja hedh në det. Reperi mbetet shumë i habitur dhe shikon teksa telefoni i tij përfundon në det. Videoja ka marrë shumë shpërndarje për mesazhin që ajo përcjell.