Reperi shqiptar shfaqet pas sherrit me shkopa bejsbolli, ja gjendja e tij (Foto)

Reperi shqiptar shfaqet pas sherrit me shkopa bejsbolli, ja gjendja e tij (Foto)

Reperi shqiptar, Azet

Mbrëmjen e kaluar në qytetin e Prishtinës dy banda të ndryshme janë përfshirë në një sherr masiv, ku u arrit edhe përdorimi i shkopave të bejsbollit. Mes të përfshirëve në sherr, ishte edhe reperi i njohur shqiptar, Azeti. Sipas mediave kosovare, reperi dhe miqtë e tij u zunë me disa djem të cilët jetonin në Zvicër. Por, pas kësaj, situata është rregulluar dhe asnjëri nga të rinjtë nuk është burgosur.

Vetëm pak pas sherrit, Azet ka publikuar në ‘Instastory’ disa video ku shfaqet pranë aktorit Blerim Destani dhe tregon se gjendja e tij është mjaft e mirë, duke mos patur asnjë dëmtim. Reperi gjithashtu po përgatitej për koncertin që do të mbante mbrëmjen e kaluar. Azeti njihet edhe nga bashkëpunimet e shumta që ka bërë me Noizyn në disa këngë të suksesshme.

(Foto nga videoja e publikuar nga reperi Azet)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos