Replika e Dakos, Zeqo: Fyejnë
arkeologët, injorantë shpirtkazmë
“Zona A, ka ndërhyrje brutale e kriminale"

Replika e Dakos, Zeqo: Fyejnë<br />arkeologët, injorantë shpirtkazmë<br />“Zona A, ka ndërhyrje brutale e kriminale"
Shkrimtari dhe specialisti i Shkencave Historike dhe Arkeologjike, Moikom Zeqo, ka reaguar për debatin që u zhvillua këtë të hënë në Kuvend për gërmimet në Torrën Veneciane në Durrës, ku u përmend edhe emri i tij nga kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, që deklaroi “se Zeqo nuk është arkeolog”.
 
Moikom Zeqo, pasi e ka konsideruar Velierën e Durrësit “zbukurim” të panevojshëm që ngrihet në një zonë të mbrojtur nga ligji, reaguar duke dhënë opinionin e tij për rezultatet e séances dëgjimore në komisionin e edukimit dhe të medias, ku ishin thirrur Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe Vangjush Dako.
 
Shqiptarë!Vetëm një mendje delirante dhe e papërgjegjshme e koncepton një projekt 6 milion euro te mbiquajtur "veliera" për "zbukurim" në zonën A të mbrojtur me ligj-ndërkohë që nuk është investuar për kanalet e Durrësit, që përmbytet kur bjenë shirat-pra një çështje substanciale dhe jetike për banoret. Kurse shkelja flagrante e ligjit në zonën A të arkeologjisë,për ndërhyrjen brutale dhe kriminale duhet të ketë të pandehur. Këta pushtetarë që i fyejnë arkeologët, midis tyre dhe mua,janë injorantë të noterizuar dhe shpirtkazmë ndaj vlerave kombëtare dhe ndërkombetare të trashëgimisë së jashtëzakonshme arkeologjike të Durrësit! Nuk duhet që kulturën ta mposhtin idiotët!".
 
Këto janë fjalët që ka shkruan në Facebook që nga spitali specialisti i arkeologjisë, Moikom Zeqo, i cili aktualisht gjendet i shtruar për një trajtim mjekësor që do të zgjasë për rreth dhjetë ditë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore