Replika/ Ralf Gjoni-Manjanit: Po luftoj që të mos mbetesh në mëshirën e Monikës. Ofendon Manjani: Nuk më rruhet!

Replika/ Ralf Gjoni-Manjanit: Po luftoj që të mos mbetesh në mëshirën e Monikës. Ofendon Manjani: Nuk më rruhet!

Mbrëmjen e djeshme ish-ministri i LSI-së Ylli Manjani dhe deputeti Ralf Gjoni, pjesë e Grupit të Pavarur Parlamentar kanë replikuar disi ashpër me njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Ka qenë Manjani, ai i cili me ironi ka sulmuar Gjonin në faqen e tij Facebook. Pranoi mandatin që të shkarkonte Ilir Metën ka thënë Manjani për Gjonin.

Menjëherë pas këtij statusi ka komentuar deputeti Gjoni, i cili i thotë ish-ministrit se përpara se të flasë për të në publik duhet të dezinfektohet.

Ndërkaq, ka përmendur edhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, sipas së cilit ai është në mëshirën e saj për t'u bërë apo jo deputet.

Pas kësaj replike, ka vijuar këtë herë Manjani me replika kundër komentit të Gjonit, duke i thënë se do i duhet kohë të shkojë në nivelin e tij të kritikës.

Statusi i Ylli Manjanit:

"Hahahahahahahahahaaha..

Asnjë surprizë nuk arrin të bëjë i gjori Ralf.

Që në fillim e parashikuam se do marrë mandatin të shkarkojë Metën...

Hahahahahahahahahahahahha..."

Komenti i Ralf Gjonit:

"Ti duhet të kalosh përmes një procesi tërësor dezinfektimi përpara se të lakosh emrin tim në publik. Unë s’kam qenë ndonjëherë ministër e as nuk kam firmosur ndonjëherë për tendera. Unë po luftoj sot në Parlament, që njerëz si ti të mos mbeten më në mëshirën e Monikës nëse të bën apo jo deputet, por të mbeten në dëshiren e njerëzve që meritojnë të votojnë të lirë, me lista të hapura. Nëse kjo ty të bezdis, më vjen keq për ty.

Ama mos harro se si ke ulëritur edhe ti bashkë me mua për ndryshimin e sistemit. Mos harro as grevën e urisë të Ilir Metes e të LSI kundër ndryshimeve të 2008. Kjo më ka bashkuar me të për vite me radhë e për atë kam luftuar në atë parti. Nëse ti dhe kushdo tjetër keni ndryshuar qëndrim, kjo është puna juaj. Unë s’kam lëvizur asnjë presje nga qëndrimet e mia, që prej vitit 2009! Ndryshim sistemi, hapje listash, dhe atëherë hajde provojmë forcat në terren. Por s’ta mban as ty, e as kryetares tënde..."

Replika e Ylli Manjanit:

Si fillim ti dhe lakejt ku po shërben i kërkuat me qiri ato tenderat po s'u doli asnjëri i imi. Ndaj mundohu të mos hash vetem gazeta se nuk të bëjnë mire.

Se dyti, hallet e tua me LSI mund t'ia thuash atyre dhe jo mua, se nuk më rruhet! 

Së treti nuk kisha ndërmend të lakoja emrin tënd, por tani që ma shtive ndërmend po e lakoj dhe e di si më del? Lake... Lake që po na bëke çmos të rregullosh sistemin zgjedhor! O pika sistemit e zgjedhjeve që do u rregullokan nga ty. Po ku ke haber nga sistemi ti mor aman?! 

Së katërti, ndryshimin e mendimit përpiqu ta shohqësh tek vetja. Vetëm me pak ditë ndryshove nga nuk marr mandat tek e mora mandatin... 

Së fundi, pirdhu megjithë atë terrenin tat, se hyre e dole kastravec. Nuk kuptove asgje. 

Sa për kryetarë, do të të duhet pak kohë të vish në nivelin tim të kritikës.

T'ja kalosh mirë aty ku ha pilaf !

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • REXHEP HAJDAR LEKA KASAP ( KEPI ): 11/06/2019 11:15

    O yll kok lopa po ty likja të përdori si zar a e mban mënd kur Edi Rama të nxori me shkelma nga ministria. Likja ta rrasi e ta plasi e as të llogarriti po për interesat e tia të bëri ty mish për top o kok lop. Kshu që ti je i pa fytyr e vazhdon e llomotit me shpresën për të krujt ndonjë kock o ylli kok lopa .

    Përgjigju
    • anna: 11/06/2019 14:16

      FIX

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar