Replikat e Namik Dokles dhe Albert Shalës ndaj deklarates se Azem Hajdarit

Replikat e Namik Dokles dhe Albert Shalës ndaj deklarates se Azem Hajdarit

Replika Namik Dokle: Variacionet e reja për një temë të njohur

Më datën më datën 24 janar gazeta jonë botoi replikën "Aritmetika e Azem Hajdarit" që pati jehonë te lexuesit. Azem Hajdari duke dashur t'i fshihet të vërtetës diskredituese për të dhe për partinë që përfaqëson, ka deklaruar poshtë e përpjetë se ajo që është shkruar për të nuk është e vërtetë. Madje këtë ai e deklaroi edhe në mitingun që organizoi partia e tij në Kukës. Për të mos e lodhur lexuesin me përsëritjen e deklaratës së Azem Hajdarit në Krujë, por ju japim një variacion të kësaj teme të njohur që kishte kësaj radhe në takimin e intelektualëve të Shkodrës. Pa pikë qederi, para ajkës kulturore shkodrane, ai tha se "Shqipëria ka një milion komunistë, një milion të papunë dhe një milion spiunë. Meqë nuk u ngop duke bërë një milion shqiptarë hajdutë, ky "kalorës i demokracisë" na bëri dhe një milionë spiunë. Nga fyerja flagrante që i bëhet çdo shqiptari të ndershëm përsëri na lind e drejta të pyesim: komunist nuk je, i papunë jo, atëherë ku e fut veten ti? Deklaratat e Azem Hajdarit janë aq marramendëse për t'u artikuluar e aq të rënda për t'u dëgjuar sa njerëzit kanë të drejtë edhe të mos i besojnë. Për të mos i lodhur pjesëtarët e partisë e demokratike poshtë e përpjetë le ti dëgjojnë këtëo deklarata të incizuara nga korrespodenti ynë në rrethin e Shkodrës. Shtojmë se Azem Hajdari nuk ngurron edhe më tje në mitingun e Kukësit, duke i quajtur komunistë armiq ideor njësoj si serbët. Edhe kjo deklaratë ëshët po aq autentike, sa edhe të tjerat. Me paralele të tilla të errëta e me këtë revan të shfrenuar është shumë e vështirë të parashikosh se ku mund të ndalojë Azem Hajdari. Deklarata të tila nuk korrespodojnë me frymën demokratike për të cilën pretendon partia me të njëjtin emër. Nëse është vërtetë për demokracinë do të pritej distancomi i sinqertë publik dhe serioz.
("Zëri i popullit", 27 janar 1991)

Replika e Albert Shales: Aritmetika e Azem Hajdarit”

U mësuam tashmë me mitingjet e Partisë Demokratikë ku krahas kërkesave të arsyeshme dhe serioze nuk mungojnë dhe thirrjet patetike dhe risharjet pa hesap. Askujt nuk ia kishte marrë mendja se me këtë gjuhë do të fliste në një miting të organizuar në bazë të tërë rregullave në fuqi edhe kryetari i komisionit të kësaj partie Azem Hajdari. "Ja në ç'gjendje është katandisur Shqipëria sot.. Ajo ka një milion komunistë, një milion hajdutë dhe një milion të papunë"- Tha ai pas një tirade të pafund sharjesh për Partinë e Punës në mitingun e organizuar në më 19 janar në qytetin e Krujës. Natyrisht në një miting legal për afirmimin e kësaj partie në kuadrin pluralizmit politik, por sidomos me zell të tepruar për të rrëmbyer votat para zgjedhjeve për në Kuvendin Popullor, veprimtarët e saj errësojnë çdo gjë, sikur Shqipëria jonë paska bërë kaq shumë hapa prapa e paska rënë kaq shumë në fukarallëk se ca oratorë zhurmëmëdhenj do të ia numërojnë plagët. Është punë e tyre, por sado të mbi realitetin e të theksosh vështirësitë që që ka vendi, një pyetjeje nuk i shpëtojnë dot autorët e këtyre thirrjeve. Para luftës nacionalçlirimtare, para se të derdhej gjaku i dëshmorëve e pasi të vendosje pushtetit popullor, mos vallë ky popull në bollëk ka notuar. Ç'ka qenë e ç'është Shqipëria, e vërteta nuk mund të vihet kaq lehtë me kokëposhtë. Por le të kthehemi te deklarata e Azem Hajdarit. Ai ka pasur rastin të lexonte pot ë dëshironte sa anëtarë ka Partia e Punës. Ndaj gabon dhe i bën nder asaj kur rreshton një të tretën e popullsisë së vendit në cilësinë e komunistëve. Por diçka është e vërtetë se populli i ndjek dhe i ka ndjekur për 50 vjet komunistët për kauzën e drejtë që ata mbrojnë edhe sot e gjithë ditën për forcën që tregojnë bashkë me popullin që të kapërcejnë vështirësitë e krijuara. Kështu mund të shpjegohet sa e thekshme është kjo aritmetikë e gabuar që bën Azem Hajdari. Gjithashtu kushdo i njeh ballafaqohet përditë me vështirësitë ekonomike që ka vendi, krahas atyre edhe me popullsinë për këtë fenomen aspak të dëshiruar që që të luftojmë më forca të shumta ta shmangim. Por kryetari i komisionit nismëtar të PD-së me shifrat nga xhepi që lëshon prek sedrën e njerëzve tanë punëdashës kur thotë se një në çdo tre veta rron në kurriz e të tjerëve. Kulmin deklarata e tij e arrin kur me një të rënë të kalemit, një të tretën e popullsisë e shpall hajdute, kjo është një fyerje e rëndë që cënon cilindo shqiptar të rrojë mot e mot me djersën e ballit vet. Fantazira të tilla, kërkime aritmetike prej nxënësi gjysmak, nuk meritonin të shumtën as disa radhë gazetë, por kur vihen në gojën e të shpallurit kryetar nismëtar të një partie që përpiqet ta quajë veten serioze nuk duhet të heshtësh. Një pyetje e meriton me këtë rast Azem Hajdari: I papunë nuk je, komunist jo e jo, atëherë ku e fut veten ti?. Le t'i kujtojmë atij me këtë rast se llogaritje të tilla janë politika të gabuara, të dëmshme dhe për vetë Partinë që ai përfaqëson, pritëm që në organin e saj RD, në numrin e djeshëm, partia demokratike të distancohej nga këto deklarata pa përgjegjësi që kanë prekur jo vetëm të pranishmit në mitingun në fjalë, por edhe çdo banor të ndershëm, patriot e punëdashës të Krujës. Ajo nuk e bëri këtë, prandaj e quajtëm detyrim moral të shkruajmë këto radhë.
(Botuar te gazeta "Zëri i popullit" 24 janar, 1991, nr 20)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011