REPLIKAT/ Ish-prokurori-Ramës: Sot qe kemi Pashkën e gjete të na postosh një dijetar mysliman. Ja përgjigjia e kryeministrit

REPLIKAT/ Ish-prokurori-Ramës: Sot qe kemi Pashkën e gjete të na postosh një dijetar mysliman. Ja përgjigjia e kryeministrit

Kryeministri Rama

Një ish-prokurori të njohur nuk i ka pëlqyer që kryeministri Edi Rama ka promovuar një dijetar musliman ditën e Pashkëve.

Kryeministri Rama ka publikuar në profilin e tij një kuriozitetet që lidhet me krijimin e karantinës nga një dijetar islam i quajtur Ibn Sina.

“Ja si lindi karantina. Studiuesi persian i mjekësisë, Ibn Sina (980-1037), dyshoi se disa sëmundje përhapeshin nga mikroorganizmat! Për të parandaluar infektimin nga njeriu tek njeriu, ai shpiku metodën e izolimit të plotë të njerëzve për 40 ditë. Këtë metodë e quajti al-Arba'iniya -"Dyzeta". Tregtarët nga Venediku kishin dëgjuar për metodën e tij të suksesshme dhe e sollën atë në Itali. E quajtën "Quarantena" ("Dyzeta" në italisht). Kjo është edhe fillesa e fjalës "karantinë". Kurani i Shenjtë thotë: "Kush shpëton një jetë njerëzore, është njësoj si të ketë shpëtuar të gjithë njerëzimin" (5:32). Ende sot, metoda e Ibn Sina-s shpëton jo mijëra, po ndoshta miliona jetë. Emri i plotë i Ibn Sina-s ishte Abu Ali Al-Hussein Ibn Abdullah Ibn Sina. Në perëndim e njohin edhe me versionin latin të emrit të tij: Avicenna”, ka shkruar Rama.

Por ish-prokurorit nuk i është dukur i përshtatshëm postimi i tij, duke bërë edhe diferencime fetare, ku duhet të theksojmë se Shqipëria është një ndër vendet që shquhet për harmoni fetare në botë.

“Fiks dita për të predikuar cfarë është karantina dhe kush është dijetari persian është sot zoti Kryeministër?! Prisnim urim tjetër në të Krishtenet Katolik. Gjithsesi Me shnet Pashkët  e nesër meqë është ditë pushimi ndonjë koment për dijetarët e lindjes së largme”, shkruan ish-prokurori Ardian Nezha.

Vitet e fundit Nezha ka qenë pjesë e mediave për faktin e transferimit në Elbasan për të zëvëndësuar Dritan Ginën, e më pas largimi nga organi i akuzës, pas tranferimit në Pukë nga ish-kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku.

Nezha nga ana e tij, është mirditor nga Rrësheni, me besim katolik, bazuar në krahinën dhe komentin e tij.

Por kryeministri nuk mund të linte pa kthyer një përgjigje ndaj komentit të ish-prokurorit.

Ardian Nezha, urimin ty ta kam bërë qysh në mëngjes, ndërsa dija nuk ka kufi dhe nuk ka lidhje me predikimin, kështu që ti fute në mendje edhe dicka të re që mësove dhe kaloji Pashkët sa më bukur”, ka shkruar Rama.

Foto nga komentet

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja