Replikat/ Spiropali-nënkryetarit të
LRI-së: Një Fahri Balli i vockël...

Replikat/ Spiropali-nënkryetarit të<br />LRI-së: Një Fahri Balli i vockël...
Duket qartazi një përplasje me replika në rrjtet sociale mes të rinjve të Forumit Rinor të  të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ish-drejtoreshës së Doganave, Elisa Spiropali 

Spiropali e ka cilësuar nënkryetarin  LRI-së, Klevi Pojana si një Fahri Balli i vockël, por me fjalor më të varfër se Berisha.

"Për t'u dhënë një shembull të rinjve sesi të shkëputen përfundimisht nga politika e baltës, si dhe për të testuar sistemin e ri të drejtësisë, të propozoj e dashur Elisa, të kallëzosh penalisht për shpifje Klevi Pojanën, nënkryetarin e LRI. Të lutem mos thuaj po ç'të merresh me një çapaçul që shpif si ta kishte pjellë barku i Berishës, por bëje këtë edhe për të gjithë ne të tjerët", më shkruante sot një vajzë e shkëlqyer e FRESSH-it, nxënëse në gjimnazin "Ismail Qemali".

Në fakt s'do e kisha sjellë në vemendje këte mesazh nëse do ishte e vetmja. Janë disa që e paskan lexuar e janë shqetësuar nga ky djali në fjalë dhe më ankoheshin sot. U bëra kurioze dhe e lexova edhe vete. S'ia vlen fare, një Fahri Balli i vockël në tentativë me nje mllef më te sinqertë se Farua po me një fjalor më të varfër se Sala. Kohë e humbur vajza e djema te FRESSH-it, prandaj më shumë higjenë në përzgjedhjen e leximeve nga rrjetet social. Ka kohë për kallëzime penale. Reforma në drejtësi sapo ka nisur. "
shkruan Spiropali

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv