'Repolitix'/ A do lirohet Berisha? Idajet Beqiri: Nuk ka shans! Faik Basha: Gjykatat të kapura nga Sorosi! Dhuli: Do bjerë procedura dhe do ta lirojnë

TIRANË - Sot Gjykata Kushtetuese duhej të shqyrtonte kërkesën e Berishës lidhur me masën e sigurisë ndaj tij të vënë fillimisht nga GJKKO me bllokim pasaporte dhe detyrim paraqitje.

Por Kushtetuesja vendosi për shtyrje të shqyrtimit me disa ditë. Në ‘Repolitix’, Skerdjan Dhuli komentoi SPAK duke thënë se është kthyer në një strukturë të komunikimit publik që sheh sondazhet.

'SPAK është kthyer në një strukturë të komunikimit publik. Shohin sondazhet. Berisha është 30%, mbështetja për SPAK 70%. SAK ecën me idenë pavarësisht se shkel ligjin, shohim çfarë do na thotë GJK. Nëse GJK thotë se izolimi i Berishës është i parregullt prokurorët duhet të lënë detyrën. Ka 1 vit që është izoluar që nëse GJK e rrëzon.'

Faik Basha thotë se gjykatat në Shqipëri janë të ngritura nga Sorosi.

'Gjykata që janë ngritur në Shqipëri janë të investuara dhe janë të kapura nga Sorosi.'

Avokati Idajet Beqiri thotë se Berisha i ka shteruar të gjitha gjykatat nga shkalla e parë në GJKKO deri tek Gjykata e Lartë, dhe të gjitha kanë lënë në fuqi vendimin e GJKKO për masat e sigurisë. Kështu që Kushtetuesja nuk ka se si të ndryshoj masën e arrestit ndaj tij.

'Kundër teorive konspiracioniste. Si profesionist them që GJK në rastin konkret do ta marri dhe do shohi dispozitën kushtetuese. Do shikoj relacionin pse u bë ky ndryshim dhe do shkojë tek kodi i procedurës penale. Me përjashtim të masës së arrestit dhe kontrollit të banesës janë të lira. Nuk është heqje lirie, është kufizim. Për pasaportën e heq derisa mbarojnë hetimet e çështjes. Është një kufizim që lidhet me afat kohor. Jam modest dhe e kërkoj tek kolegët e mi. Ata që nuk janë të kësaj fushe flasin dhe ke çi bën. Penalistë në të gjithë gjykatat dhe e lënë në fuqi masën e sigurisë. Dhe të tjerët nga rruga thonë nuk e kanë mirë.'

Ndërsa Dhuli shton se e gjithë procedura e masës ndaj Berishës do bjerë dhe do lirohet duke u hetuar për dosjen Partizani në gjendje të lirë.

'Bie procedura dhe lirohet Berisha.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë