'Repolitix' - A e fajësojnë përgjimet Dakon? Agron Duka: Avdylajt i kam pasur fqinjë, i njihja për njerëz të mirë

Përgjimet e Prokurorisë për grupin Avdylaj të Shijakut kanë kapur biseda telefonike edhe me kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Përgjimet e publikuara një ditë më parë ishin në qendër të debatit në emisionin "Repolitix"Report Tv, ku të ftuar ishin kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ai i Partisë Socialiste të Moderuar, Gjergj Koja, ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume si dhe analisti Ilir Yzeiri.

Agron Duka, tha në studion e "Repolitix" se Avdylajt i ka njohur për njerëz të mirë të cilët kanë punuar për vite me radhë në emigracion. Sipas tij, Flamur Avdyli që atakohet për një hotel luksoz në Durrës, e ka siguruar atë biznes nga puna në emigracion. 

Unë vetë jam shijakas dhe familjen Avdylaj i kam pasur fqinjë. Ata me origjinë janë çamë. Kanë punuar për vite në Gjermani. Flamuri, Flamur Avdyli ka punuar për vite me radhë në Gjermani. Ka atë hotelin që flitet në Durrës, por ata kanë punuar për mua si njerëz të ndershëm në emigracion. 

Agron Duka, kryetar i PAA

Për Gjergj Kojën, Dako është në qendër të sulmeve nga opozita për shkak të bastionit të fortë të socialistëve në Durrës. 

Durrësi është prej vitesh një bastion dhe kjo ka bërë që Dako të jetë në qendër të sulmeve nga opozita. Popullsia dërrmuese e vendit ndodhet në aksin Tiranë-Durrës dhe sigurisht që kjo ka kosto politike. Për këtë edhe sulmohet Vangjush Dako. E gjitha është politike. 

Gjergj Koja, kryetar i Partisë Socialiste të Moderuar

Ndërsa Agron Duka tha se Vangjush Dako është një figurë e konsumuar te e majta në Durrës dhe në këndvështrimin e tij nëse rikandidon në qershor, do pësojë disfatë në këto zgjedhje. 

Do jetë rivali më i lehtë. Kjo pasi është konsumuar. Nuk ka çfarë jep më për Bashkinë e Durrësit. 

Agron Duka, kryetar i PAA

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:10
Zgjedhjet e parakohshme, Agron Duka kundër Bashës: E pamundur të bëhen në qershor

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka deklaruar se së bashku me zgjedhjet lokale, vitin e ardhshëm duhet të zhvillohen edhe zgjedhje të parakohshme.

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste dhe njëherazi aleat i Bashës, Agron Duka nuk është i këtij mendimi.

Duke folur nga studio e emisionit “Repolitix”, Duka është shprehur se zgjedhjet e parakohshme nuk mund të bëhen pa u bërë fillimisht reforma zgjedhore, për të cilën  koha nuk premton.

“Zgjedhjet e parakohshme në Shqipëri kanë ndodhur shumë rrallë, kur ka pas probleme ekonomike dhe skandale të mëdha. Sipas opozitës, kjo situatë konsiderohet skandaloze. Por nuk mund të hyhet në zgjedhje pa rregulluar kodin zgjedhor. Këtu ka një pikëpyetje shumë të madhe, sepse edhe koha është e pamjaftueshme për kodin zgjedhor. Por edhe nëse arrihet konsensusi për zgjedhje të parakohshme, është e pamundur të bëhet në qershor. Ky sistem zgjedhor është i deformuar pasi vota kamuflohet nëpërmjet partive politike”, tha Duka.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aaa: 27/10/2018 09:29

    Ik o plehre burrë na tregon emigracionin ne Gjermani ti.. Në Gjermani punojm dhe ne, po sa për të bler nje shtëpi na del e jo për te ndertuar hotel me vlerë miliarda lekë. Burrë i pështirë qe me del ne mbrojtje të Banditve.

    Përgjigju
  • Nik: 27/10/2018 02:30

    Normale qe per ty jan njerez te mire , se dhe ti Z. Duka je nje mafioz dhe nje kriminel si ato, dhe ti je nje ish trafikant droge dhe kafe..ne qofte se i ke harruar ta kujtojme ne. Fis legenesh dhe te shitur kjo je Ti Z. Duka

    Përgjigju
  • Fraiku: 26/10/2018 22:53

    Me mire mos fol sesa te thuash maskaralleqe o Klani i Zemunit. Prandaj doje te kandidoje ti se do i merrje Avdylajt Dakos? Ti mori Olldashi atehere dhe tani ti mori Dako. A kane me moral keta monstra te pangopur? Ikni ore qelbesira nga ekranet, gezoni parate e paligjshme qe keni.

    Përgjigju
  • Lakja: 26/10/2018 21:07

    Po po kane punu ne emigracjon. Po meqe i ke komshi Gono duhet ta dish shume mire qe cinja ka bo nja 12 vjet burg neper itali kurse tjeret kane shit mall sa jane lodh neper gjermani. Tashi ti e di shume mire, po do ishte me mire mos me permen hic se del bllof

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë