'Repolitix', Bamir Topi: Te Rama shoh simptoma diktatoriale, Basha vuan influencën e Berishës

"Kryeministrat në mandatin e dytë kanë simptoma diktatoriale. Ka ndodhur me Sali Berishën, tani po ndodh edhe me Edi Ramën". Kështu u shpreh kryetari i Frymës së Re Demokratike, njëherazi ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ftuar në "Repolitix" në Report Tv. Sipas Topit, Rama nuk ka zëra kundër në qeveri, por vendos vetë për gjithçka dhe kjo, shtoi ish-kreu i shtetit, e shtyn atë drejt sjelljes uzurpuese në pushtet. 

Kryeministrat në mandatin e dytë kanë simptoma diktatoriale. Ka ndodhur me Sali Berishën, tani po ndodh edhe me Edi Ramën. Në mandatin e dytë sillen ndryshe nga i pari. Në rastin e Ramës rëndon edhe më shumë. Në fushatë ishte në kërkim të një marrje ekskluzive të pushtetit dhe në bazën e kësaj fushate, njerëzit thonë se, fakti që kryeministri thotë se na kanë prishur punë të tjerët në qeverisje, atëherë po ia japim timonin të na drejtojë i vetëm. Përdori një term vulgar, tepsia, kazani. Çdo njeri nuk duhet të trembet, por duhet të luftojë, sepse i bën mirë edhe kryeministrit. Në këtë lloj ekzekutivi nuk ka zë të dytë. Kam edhe një këshillë shumë mirëqësore që unë do t'u bnëja politikanëve që të mos imitojnë me gjestikulacione liderin e tyre. Kjo ndodhte edhe me PD-në të cilët imitonin Berishën. Shoh ministra të qeverisë... Kam bindjen se nëse thonë njëherë jo, s'do jenë më aty, sepse ashtu është ndërtuar sistemi, listat në ekzekutiv janë ekskluzivitet i kryeministrit. 

Bamir Topi, kryetar i FRD

Rezerva, Topi ka edhe për liderin e opozitës, Lulzim Basha, i cili sipas tij vuan ende në PD ndikimin e Sali Berishës. Sipas Topit, opozita duhet të ishte në terren, në kontakte të përditshme me qytetarët dhe jo përpara ekraneve apo në mbledhje të aleatëve. 

Për herë të parë dua të jap disa konsiderata, mund të konsiderohen edhe personale, por jo, janë politike. Z.Basha e kam takuar për herë të parë në janar 2005, kur ai erdhi në PD, unë isha kryetar i grupit parlamentar dhe nënkryetar i PD. Z.Basha ishte zgjedhur për të qenë në KOP, me një background, pamje dhe sjellje qytetarë. Pavarësisht situatave, këtë konsideratë s'e kam ndryshuar. Nuk e vlerësoj negativisht Bashën. Kur vjen puna politikisht, do kërkoja për interesat e vendit, një tjetër pozicion. Duket sikur ende Basha vuan influencën e Berishës. Ky është perceptimi im. Unë mendoj se kjo e dëmton. Aksioni opozitar duhet të jetë një aksion tjetër, jo më një opozitë deklaratash mediatike, apo mbledhje të aleatëve. Opozita sot duhet të jetë në terren. 

Bamir Topi, kryetar i FRD

Ish-presidenti i Republikës e sheh me shqetësim mungesën e Gjykatës Kushtetuese, ku si rrjedhojë e procesit të Vettingut, kjo gjykatë ka mbetur me vetëm dy anëtarë, krejtësisht jashtë funksionit. 

Kemi një vit pa Gjykatë Kushtetuese. E dini se çdo të thotë apo jo? Kemi pasur betejë të fortë Parlament-Presidencë, kur unë isha president dhe ndjehesha i qetë sepse kishim një gjykatë, me aq njerëz, 13 vetë, të cilët patjetër kanë një gjykim shumë profesional, të palidhur me politikën. Në vite kam parë që Gjykata Kushtetuese ka qenë me koshiencë e barazlarguar nga politika, nuk ka pasur vendime të forta politike në favor apo në dëm të një pale tjetër. Merrni në konsidedarëtë çështjen e detit në 2009, kur në qeveri ishte PD, aq sa është fgolur për lidhjekt poitike, duhet të kishte një vendim në favor të PD, por nuk ndodhi kështu. institucioni ësht ëinstitucion. Sesi duhet të rinovohet, unë janë në frymën e kësaj reforme, por duhet tëfillohet dhe reformohet pa prishur punën e institucioneve. Pa gjykatë kushtetuese do të thotë që disa vendime abuziviste të rrisin dozën e tyre në interes të politikë, apo personave të caktuar. 

Bamir Topi, ish-president

 

Vijon... 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qoqja: 26/07/2018 05:30

    SALA ASHT SI ASHT E DIN GJITH BOTA POR AMA TY TA VURI EMRIN TAMAM HORR BULEVARDI. KE SHUM GJYNAHE MBI KETE POPULL O BAKEQ JO BAMIR JE NR. DY I P.D. DHE KE PERGJEGJESI PENALE PER BEMAT E P.D.NE QEVERISJE .JE DEMAGOG ME DIPLLOM VETERINERI .

    Përgjigju
  • Lokja.: 26/07/2018 02:29

    PO ti?? Kush je?? ti??Nje zhvates nje monster as I MAJTE e as I DJATHTE . TE te THUASH HAJDUT eshte SIKUR te perkadhelesh .A MORE PJESE NE VJEDHJEN E FLORIRIT TE KERRABES ?? A DI GJE TI KUSH ESHTE HAJDUTI ?? JANE SHUME ?? TREGO KUSH eshte I DYTI .RAMA KA DORE ?? DO TA PESOJNE NJE DITE SI KADAFI .MBAJE MEND ??DAKORD ??

    Përgjigju
  • Fredi: 26/07/2018 01:45

    Prano pergjegjesite e tua penale dhe morale more Bamir se ti ke marre miliona per emerimet e gjyqtatereve dhe prokuroreve. Mis te flasim per dashnoret. Me Ramen je mik dhe takohesh tek Vila 1 e krushkut tend Luan Bregasit. Ik mos u bej me palaco se je.

    Përgjigju
  • elona: 25/07/2018 23:14

    o bamir e kemi par vilen tende njesoj si sali berisha je.

    Përgjigju
    • Arbëri: 25/07/2018 23:20

      Kam menduar se Bamiri është i menqur, por paskam gabuar !!!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën