Baba e nënë, kështu i është dashur të jetë Pal Ndojt, babait të dy fëmijëve të mitur që nga vdekja e bashkëshortes së tij, pas një sëmundjeje të rëndë.
Historia e trishtë e një 40-vjeçari, u rrëfye sot pas kërkesës së tij për ndihmë, në emisionin Repolitix në Report Tv. Dy djem të mitur, 5 dhe 9 vjeç rriten prej 6 muajsh në kushte të vështira jetese, pa nënë dhe vetëm nën kujdesin e babait të sëmurë. 40-vjeçari me origjinë nga Puka, vuan nga hipertensioni dhe probleme me zemrën dhe për këtë arsye ai e ka të pamundur të punojë, si dhe të kujdeset për fëmijët njëkohësisht.
Gjithçka që ai merr është një ndihmë ekonomike me vlerë 36 mijë lekë të vjetra, shumë me të cilën nuk paguan dot as qiranë.
“Prej 6 muajve po vuaj shumë. Gruaja më vdiq nga një sëmundje e rëndë. Kam ngelur vetëm me dy fëmijët e vegjël. Nuk punoj dot se nuk ka kush të kujdeset për fëmijët, gjithashtu jam edhe i sëmurë, kam qëndruar 20 ditë i shtruar në spital. Gjatë qëndrimit në spital erdhi kunata dhe u kujdes për fëmijët”, u shpreh babai i dy jetimëve.
Dhimbja është akoma më e madhe në këtë familje, kur Ndoj rrëfen momentet e vështira që po kalon me dy fëmijët. Dy të miturit kërkojnë nënën e tyre çdo ditë dhe për shkak të moshës nuk arrijnë ta kuptojnë të vërtetën.
“Të dy fëmijët e ndjejnë mungesën e nënës. Ata qajnë çdo ditë, duke thënë dua mamin, dua mamin…Djali i vogël e shpreh shpesh, ndërsa djali i madh mundohet që ta fshehë pak. Zemra më dhëmb, por nuk di çfarë të bej”, rrëfen mes lotëve babai i dy fëmijëve.
Për 40-vjeçarin nevoja më e madhe aktualisht është kujdesi ndaj fëmijëve, që të ketë mundësi të punoi. Aktualisht, ai jeton me një ndihmë sociale, që nuk përballon dot as ushqimet mujore.
“Që kur vdiq gruja, unë nuk punoj më. Jam çdo minutë me fëmijët në shtëpi. Edhe kur shkoj tek dyqani i bukës, kam frikë t’i lë vetëm. Nuk kam para, unë jetoj vetëm me 36 mijë lekë ndihmë sociale dhe më japin edhe një pako ushqime njësia bashkiake…jam me qira, paguaj 180 mijë lekë të vjetra dhe kam 2 muaj pa e paguar qiranë”, u shpreh Ndoj.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.2%
-
Jo
41.8%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 1896
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
21 janari/ Meçe në ‘Repolitix’: Krim shtetëror, Berisha dhe Basha vranë qytetarët! Strasburgu i ‘certifikoi’ si kriminelë
21 Janar, 21:42
-
Spahiu për 21 Janarin: Jam pesimist, mendoj se urdhëruesit e vrasjeve nuk do dënohen kurrë! Disa nga veprat rrezikojnë të parashkruhen
21 Janar, 21:20
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
'Repolitix'/ Ardhja e Trump, Meçollari: Premtimet e tij, ende mediatike! Galdini: U hap 'Kutia e Pandorës', për rendin e ri botëror! Tafani: Ka synime imperialiste
14 Janar, 21:34
-
Sondazhi i Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS fitore të thellë me 80 mandate! PD tkurret në 46, i ‘firojnë’ 13 deputetë! Në Kuvend 12 ligjvënës nga partitë e reja
8 Janar, 23:03
-
Akuzat e Berishës për Majkon/ Valteri: Mos e merrni seriozisht! Çaça: Përgjimi i SHISH mund të jetë i vërtetë! Petraj: Besoj se është inekzistent! Karaj: Duhet ta referonte
7 Janar, 22:41
-
Detaji në ‘Repolitix’/ Ish-deputeti Valteri: Belind Këlliçi pagoi për foton me Trump, ka prova dhe faturë! Do ketë tjetër kallëzim në vijim
7 Janar, 22:12
-
Debati në ‘Repolitix’, Valteri: Ilir Meta një palaço, më i korruptuari dhe i përfshirë në vrasje! Petraj: Rrezikon edhe Partia e Lirisë, mosdeklarim i parave për lobimin
7 Janar, 21:47
-
Sondazhi i Report Tv/ PS fiton Tiranën me 18 mandate, PD 11! 8 deputetë nga partitë e reja! Në Durrës socialistët fitore të thellë, marrin dhe Dibrën e Lezhën! Garë e fortë në Shkodër
25 Dhjetor 2024, 07:51
-
Mbyllja e TikTok, Vataj në ‘Repolitix’: Platforma më e rrezikshme në Shqipëri! Leci: Kompania mund të kërkojë dëshmpërblim! Nikolla: Duhet edukim
24 Dhjetor 2024, 21:29
per kto duhet te mendoje ky shtet muti e jo tju japi lek atyre qe se dine sa kane beni mire o njerez se sdo merrni gje me vete ,kujtojen se do i marrin me vete politikanet dhe nuk ngopen se vjedhuri po nje pllak betoni dhe 2 m3 dhe do marrin te gjith
Përgjigju