Report Tv ndjek aksionin e policisë për parkimet e gabuara, efektivi: Kur makina bllokon rrugën, merret me karrotrec! 5200 gjoba në një ditë në Tiranë

Plot 5202 gjoba u vendosën nga policia rrugore e Tiranës të martën, në ditën e parë të aksionit kundër parkimeve të gabuara të cilat zënë hapësirën e rrugëve duke u bërë shkak për trafik të rënduar. Aksioni, i paralajmëruar edhe nga Ministri i Brendshëm, vijoi edhe të mërkurën që prej orëve të para të mëngjesit. 

“Ndërkohë evidentojmë tri mjete të parkuara gabim. Do të marrim masën administrative për shkeljen e kryer. Për personat që nuk duan të lëvizin mjetet, do të marrim karotrecin për t’i zhvendosur pasi bëhen pengesë për rrjedhshmërinë e trafikut”, thotë punonjësi i policisë. 

Report Tv ndoqi nga afër aksionin ku duket se efektivat kanë konstatuar edhe drejtues mjetesh që parkojnë gabim në korsi të dedikuara për biçikletat, pa sinjal dhe pa qenë prezent në mjet.

“Do të bëjmë njoftimin te eprorët tanë dhe do të na ofrojnë shërbimin e Policisë Bashkiake dhe do t’i vendosim bllokues te goma”, shprehet ai.

Pak metra larg Universitetit Politeknik, në rrugën Skerdilajd Llagami njoftohet në radion e Policisë një situatë problematike. Një qytetare kishte parkuar makinën luksoze në vendqëndrim të gabuar dhe kundër sensit të lëvizjes. Mjeti u zhvendos me karrotrec pasi kishte bllokuar rrugën.

Bulevardi Bajram Curri konstatohet gjithashtu një segment problematik sa i takon parkimit dysh të mjeteve, pasi në krah të djathtë të rrugës, qytetarët lënë automjetet për të marrë produkte apo shërbim tek bizneset aty.

Bulevardi Gjergj Fishta është një segment me rreth të kuq sa i takon mjeteve të parkuara dyshe apo edhe në korsi të dedikuara për taksitë dhe autobusët. Kjo i detyron drejtuesit e mjeteve të transportit të zhvendosen në korsitë e veturave, duke u bërë shkak për trafik të rënduar.

Por si procedon policia në të tilla raste? A është karrotreci zgjidhja e parë dhe e vetme për ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve?

“Për tabelën ndalim qëndrimi është masë 1000-3000 lekë, nëse nuk ka shoferë në mjet, masa është me bllokuese ose karotrec”.

Policia Rrugore rrugore thotë se bazuar në matjet e saj, 40% i trafikut në Tiranë krijohet nga parkimet e gabuara, kryesisht ato dyshe. Grupi i “Report tv” gjatë vëzhgimit në terren, konstatoi problematikë të parkimeve të gabuara edhe në zona të tjera të kryeqytetit, si sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ndre Mjeda” dhe “Muhedin Llagani” në zonën e ish-parkut të autobusëve, rruga “Isuf Elezi” në zonën e Tiranës së Re si dhe “Dëshmorët e 4 shkurtit” në zonën e Liqenit Artificial. Policia rrugore ka bërë të ditur se aksioni do të vazhdojë në të gjitha zonat e kryeqytetit, por edhe në qytetet e tjera ku konstatohet ky fenomen.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • agim: 28/09/2023 10:23

    ta mendonin trafikun peroara secte jepnin leje ndertimi vend e pavend,tani eshte vone ,shume vone

    Përgjigju
  • Gjeloshi: 27/09/2023 18:12

    Sot para dreke mora nje gjob 1000 lekshe! Jam koshient qe isha gabim dhe polici me penalizoj,por nje maqin private me nje drejtues polic,po i veshur civil,po ky grabites,bq polic e kaloj ketem maqinen e ketij polici pa gjobe dhe vazhdoj me te tjera maqina ti gjobiste! A eshte e drejte kjo si boni ky polic grabites me uniforme keto bq polic dhe shefat e tija,a i inspektojne para se te mari sherbimin ? Apo i leshojne si dele ne rrug,veç per gjoba,aduhet polici bq ti fryej bilbilit per ta paralajmeruar shoferet,ato qe jane mos bines te gjobiten!a ka ndonje nen qe bq polic duhet ti keshilloje shkelesit e rregullave,apo keshillimet jane vetem per te fortet,kriminelet qe bq polic i nderojne siç i nderojne eproret e tyre.A ka kund ne bote qe policet dalin me blloçe per gjoba?

    Përgjigju
  • Dritan: 27/09/2023 17:24

    Bravo per nismen. Pavaresisht se kemi probleme me infrastrukturen, kjo sdo thote qe duhet te abuzojme. E rendesishme eshte qe aksioni te shtrihet edhe ne njesite bashkiake ne tirane ku njerezit parkojne dhe ne kryqezimin e kalimeve apo ne vende te ngushta ku mjeten nuk manovrojne dot apo te dalin ne rruge kryesore. Duhet te behen edhe vizat e bardha prane lagjeve banesave qe te kalojne njerezit bebet me karroca invalidet e te mos parkojne kokpalaret se do pine kafe perballe. Plus abuzimi i prinderve qe i ka lejuar bashkia e madhe qe te vijne nga kamza e te marrin femijet qe kane regjistruar pa te drejte ne shkollat publike si 11 janari, kosova jeronim de rada etj. Perndryshe do vazhdoje xhungel. Te mendosh qe stambolli ka 25 milion banore qe edhe pse nuk jane civilizuar si vendet perendimote ne europe, perseri respektojne cdo rregull e parim qytetar ne aspektin e qarkullimit rrugor.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur