Report Tv në Rrethkalë të Dibrës, fshati ku ngordhën 580 pula nga gripi i shpendëve dhe s'ka karantinë! Fermeri: I kisha të vaksinuara, por ilaçet mund të ishin të skaduara

Fshati RrethKallë në Muhurr të Dibrës duhej të ishte në karantinë. Grupi i xhirimit të Report Tv udhëtoi drejt fshatit rreth 20 kilometra larg Peshkëpisë ku jetojnë 200 familje, por përveç rrugicave të boshatisura nga njerëzit, nuk gjeti asnjë veteriner, apo shenjë dalluese të karantinës, që duhej të ishte marrë, siç deklaroi Ministria e Bujqësisë kur të mërkurën bëri të ditur për publikun shpërthimin e një vatre të gripit të shpendëve në Rreth-Kalë.

Autoritetet nuk dhanë më shumë informacione, dhe as shifra, por Report Tv mundi të gjejë fermerin, të cilit brenda 3-4 ditëve iu shua tufa e pulave.

"Kur i mbylla në darkë ishin mirë e në mëngjes kam gjet 50-60 të ngordhura dhe nga sytë i dilte shkumë."Pata arritur në 580 krerë por virusi i ka zhdukur për 3-4 ditë", tha fermeri Gazmir Mani.

Gazmir Mani është kthyer nga emigracioni përpara një viti me dëshirën për të investuar në vendlindje në rritjen dhe tregtimin e mishit të pulës dhe vezëve, por me mungesën e transparencës nga institucionet, pak besim ka se do të marrë shpërblimin e merituar.

"Jam i mbaruar skam lek të mbjell as të ngre më fermë. Dua që të bëhen gjërat transparente, se nuk janë të qarta, po shoh që bëhen pas shpine. Tjetër është realiteti e tjetër del në dokumente", tha ai.

Për Report Tv ai thotë se është treguar i kujdesshëm dhe i ka vaksinuar shpendët.

"Kam marrë ilaçe, i kam pas të gjitha ta vaksinuara, por pa asnjë efekt. Vetë kam ndenjur pa bukë, por pulave nuk u kam lënë gjë mangët. Kam dyshime se ilaçet kanë qenë të skaduara se farmacitë bujqësore nuk japin as faturë", shtoi ai.

Por ku u asgjësuan pulat e ngordhura? Report Tv kërkoi informacion pranë Drejtorisë së Bujqësisë në Dibër e cila refuzoi të përgjigjej, ndërsa jo zyrtarisht mësuam se 200 metra larg fshatit janë groposur gjatë të mërkurës 148 krerë të prekura nga gripi A5H8.

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë