SPECIALE/ Report Tv një ditë me Urgjencën Kombëtare! Deri në 2 mijë thirrje ditore drejt numrit unik 127! Brataj: Nga fillimi i pandemisë deri tani 1.5 mln thirrje (VIDEO)

24 orë pune në Urgjencën Kombëtare janë intensive. Janë me qindra thirrje të marra nga çdo cep i Shqipërisë ku nëpërmjet një telefonate në numrin unik 127 kërkohet asistencë urgjente mjekësore nga qytetarët që kanë nevojë për të.

Çdo minutë e humbur është e llogaritur në jetë, prandaj stafi i urgjencës përpiqet të qëndrojë gjithmonë në gadishmëri për kryerjen e këtij misioni.

Telefonatat, pacientët, sirenat e ambulancës u bënë pjesë e punës edhe për grupin e xhirimit të Report Tv në një ditë të vetme, pasi përcollëm të gjithë punën hap pas hapi.

Report Tv ishte në qendrën e pritjes së telefonatave.

Thirrja e radhës është e një rasti në Tiranë. E bija telefonon për mamanë e saj, e cila ka humbur koshiencën.

Pas marrjes se telefonatës menjëherë raportohet rasti tek ekipi i gatshëm mjekësor i cili përgatitet për t’u nisur me shpejtësi drejt vendit ku ndodhet pacienti.

Në Urgjencën Kombëtare qoftë dhe një sekondë i vetëm mund të jetë jetëshpëtues. Kështu që menjëherë së bashku me ekipin mjekësor po ikim në zonën e 5 Majit për rastin e fundit të referuar në urgjencë.

Pjesë e punës së personelit mjekësor është dhe trajtimi nga ana psikologjike e pacientit.

Menaxhimi i trafikut në Tiranë nuk është aspak e thjeshtë.

“Ndërgjegjësimi i shoferëve të tjerë për t’i dhënë përparësi autoambulancave në rrugë  kohët e fundit ka njohur pak përmirësi, por ka të papërgjegjshëm.”- u shpreh Marin Kule, shofer i autoambulacës

Sapo mbërritëm në destinacion. Ekipin mjekësor e lejuam të vazhdoj në qetësi trajtimin e rastit dhe ne u shkëputëm për pak çaste.

Për fat të mirë zonja nuk kishte nevojë për hospitalizim. Vuante nga hipertensioni dhe kishte humbur koshiencën, por pas dhënies së ndihmës mjkësore gjendja u përmirësua.

Shefi i urgjencës kombëtare Skënder Brataj tregon se numri i thirrjeve ditore shkon në 1500- 2000. 20-25 % e thirrjeve shndërrohen në vizita në banesë. Patologjitë kardiologjike dhe ato metabolike janë rastet më të shpeshta në këtë periudhë.

‘Sigurisht që patologjia ka një piramidë që ndërtohet , si në të gjithë botën dhe tek ne në vend të parë është patologjia kardiologjike që kap rreth 30-35% sepse sindroma koronare ose sëmundjet kardiologjike kanë një gamë shumë të gjerë duke filluar nga ata akute siç është infrakti, siç është ishemia, nga aritmitë, presioni i lartë apo sindroma metabolike që përfshijnë disa sisteme të vetë organizmit që kanë të bëjnë me mbipeshën , me presionin , me diabetin që quhet sindroma metabolike, sëmundja e shekullit si mund të thuash . Ka sëmundje akute dhe kronike , por  kryeson patologjia kardiake e ndjekur dhe ajo neurologjike.’- tha Brataj.

Shtimi i automjeteve që përkojnë me ardhjen e turistëve ka shtuar dhe rastet e thirrjeve në urgjencë  për shkak të numrit të aksidenteve ditore që kanë ardhur në rritje.

‘Për fat të keq dhe nga traumat , aksidentet që ndodhin çdo ditë. Për të bërë dhe një bilanc të këtij viti nga 6-7 që kanë qenë mesatarja në fillim të muajve të parë të këtij viti, kemi arritur në 9 mesatarja në 24 orë në Maj dhe Qershor dhe kjo rezulton apo përkon me rritjen e ardhjes së turistëve dhe me shtimin e mjeteve në përgjithësi, gjë e cila shton dhe mundësinë e aksidenteve.’- u shpreh Brataj.

Bilanci nga Marsi i fillimit të pandemisë  e deri më sot tregon për rekorde misionesh e thirrjesh të trajtuara nga urgjenca kombëtare.

‘Ditën që u identifikua pacienti i parë deri në këto moment janë 1 573 000 thirrje  të kryera nga qytetarët për ndihmë mjekësore, nga të cilat vetëm për Covidin janë 265 000, të shndërruara në misione, në vizita në banesë janë 312 552 në total ndërsa vetëm për misioni ose vizita covid janë 42 000 vizita në banesë. Pra , një fluks shumë i madh  thirrjesh dhe pune, gjë që përkon me  gjithë standardet ndërkombëtare që ne kemi sepse në hartimin e planit të urgjencës kur e filluam në fillim u mbështetëm tek standardet ndërkombëtare që do të thotë kur erdha dhe pyeta sa thirrje ka Tirana si qytet më thanë 36-40 mijë në vit gjë që nuk përkonte me realitetin sepse i thashë nuk është e vërtetë sepse 20-25 %  e njerëzve  marrin njëherë në vite në telefon për ndihmë mjekësore duke llogarit që Tirana është rreth 1 milion banorë duhet të jenë minimumi 200-250 mijë, nuk mund të jenë 36-40 mijë. Pra çfarë ndodhte , ne nuk ishim në gjendje të dinim sa nevojë kishte qytetari. Kjo u bë e mundur vetëm me krijimin e sistemit, ku ti merr çdo lloj thirrje që vijnë dhe kjo tregoi atë që kishim menduar. Është llogaritur në bazë të standardeve ndërkombëtare sa thirrje do të vijnë ,20- 25% e thirrjeve shndërrohen në vizita, siç e shikojmë në 1 milion e gjysmë janë 312 mijë, rreth 25 -30% e tyre janë vizita në banesë. Për fatin e mirë jo të gjitha janë urgjente. Kuptohet kur qytetari kur ka një hall dhe nuk e zgjidh dot,  e ka dhe nuk e ka urgjencë do të bëhet e gjithë xhiroja për të gjetur përgjigje te sistemi shëndetësor. Kështu që duhet që dhe sistemet e tjera parësori  e sidomos mjeku i familjes të organizohen në një mënyrë  të tillë që të ketë akses qytetari 24 orë, që mos të shkoj në një urgjencë spitalore për të pyetur për një lloj ilaçi apo të shkoj për një temperaturë apo të shkoj në urgjencë nga dielli që mori në plazh e kështu me radhë pasi me një terapi suportive me një këshillim mjekësor s’ka pse të shkoj nga banesa e ti drejtohet spitalit për shumë arsye për mbingarkesën që i shkaktohet spitalit, për s’komoditetin që vetë qytetari kur shkon nuk shkon vetëm por me familjarë.’- u shpreh Brataj.

THIRJE DREJTUAR URGJENCËS 9 MARS 2020- QERSHOR 2022

MISIONE PËR COVID                   265 000
VIZITA NË BANESË                   312 552
VIZITA COVID NË BANESË        42 000
TOTALI I THIRRJEVE      1  573 000

Në total janë 127 autoambulaca vetëm për urgjencën paraspitalore te shperndara ne baze te qarqeve, qyteteve, largësisë së popullsisë. Në ato struktura ku vendi nuk ka një infarstrukturë përdoret prania e një helikopteri.

‘Në fillim njësia e koordinimit u shtri , pastaj në qarkun e Tiranës dhe flasim për 2017 deri në fund t՗ 2018 me qarqe, 1 ose 2 qarqe në muaj. Ne mbërritëm të shiheshim në të gjithë Shqipërinë në fund të 2018 dhe nga 2019 ky shërbim është i shtrirë në të gjithë Shqipërinë, kështu që ka qenë një ndryshim i përhershëm I thirrjeve ditore, por ajo që është e rëndësishme është, që të kuptojmë çfarë po ndodh dhe është fakti që në 2019 dhe 2020 deri para pandemisë ishin rreth 900-1000 thirrje në 24 orë. Arriti kulmin në mes të Marsit 12800 duke zbritur gjatë pandemisë rreth 4 -5 mijë, ndërsa në këto momente jemi rreth 1500-2000 thirrje në 24 orë. Pra ajo thirrja që pësoi nuk është se u rikthye aty ku ishte në 900 apo 1000 por është gjithmonë 1500-2000 thirrje siç thashë për arsye siç pra 127 u  njoh më shumë, jo vetëm për faktin e publicitetit, pir edhe për faktin  se qytetari gjen një zgjidhje , apo konsultë apo vizitë nga mjeku në banesë. Ndoshta dhe pak më shumë, njerëzit duhet të kuptojnë që urgjenca është kur ka rrezik jete, nuk është asistencë që mund të thirret për çfarëdolloj gjendje sepse i përkasin mjekut të familjes disa shërbime të tjera.’- tha Brataj

Ka pasur raste të tilla?

‘Sigurisht që ka pasur. Ne nuk kemi venë kufi gjatë pandemisë kuptohet dhe terapi kur kishim për të bërë apo injeksione në banesë për qytetarët që pranonin të merrnin trajtim në banesë de4ri kur ata e shikonin të arsyeshme , sigurisht që nuk i ndërpritej shërbimi askujt. Por edhe sot ka kërkesa edhe për këto gjëra që i përkasin asistencës së urgjencës gjë të  cilat jo nuk I bëjmë, por nuk I përballojmë dot , pasi nuk zëvendësohet e gjithë mjekësia pasi në parim të gjitha qendrat shëndetësore I kanë  të gjitha shërbimet që nga injeksionet që nga infuzionet, vizitat te mjeku ,përshkrimi I  recetave  e të gjitha me radhë, kështu që qytetarët duhet të vazhdojnë t’i drejtohen shërbimit vetëm nëse kanë diçka akute ose kanë nevojë jashtë orarit të mjekut të familjes, ku nuk e kontaktojnë dot natën dhe festave të kontaktojnë mjekun e njësisë së  koordinimit  për një këshillë për dozën e ilaçeve, llojin e ilaçit, ndërrimin e ilaçit dhe për trajtimin e disa shenjeve që nuk kanë të bëjnë me sëmundje akute me rëndesë të lartë. Njerëzit duhet të dallojnë çfarë është urgjenca dhe çfarë është asistenca, asistencën e kryejnë spitalet me autoambulaca që janë për atë punë.’- u shpreh Brataj.

 

 

M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mjek: 26/06/2022 22:05

    Ekip i specializuar nenkupton nje infermier (ne rrethe). Pacientja me Hipertension dhe humbje koshience nuk u hospitalizua !!!! Kjo eshte nje cmenduri cdo person qe peson krize hipertensive dhe njehkohsosht preket dhe nje organ tjeter duhet trajtuar ne spital. Njs urgjenca Bratjane e din me mire

    Përgjigju
  • Spiro: 26/06/2022 21:59

    Nuk ka nevoje ti beni vetem lavde. Duhet tja thone edhe pislliqet Skenderit. Harxhoi 6 milione Euro per ata numrat e telefonit (127) dhe ne fakt i la Shqiptaret pa numrin 112, numrin e cdo lloj emergjence, perfshire Policine. Kjo ndodhi para pandemise, kur askush se dinte qe do vinte pandemia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen